Koncerti i Orkestres Simfonike te RTSH-se- Eno Koco Vasil Tole dhe Kriti Gjezi sukses ne premiere

TIRANË, 23 Tetor / ATSH- Klajdi Musabelliu - / Një premierë e suksesshme rezultoi ajo e mbajtur nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, ku nën drejtimin e dirigjentit të madh Eno Koço, u prezantuan dhe u interpretuan për herë të parë kompozime si ai "Iso-polyphony multiverse", nga Vasil S. Tole.

Pasi "ngrohën telat", instrumentistët filluan të interpretonin menjëherë veprën e kompozitorit të njohur Vaso Tole, vepër kjo e cila në përfundim të ekzekutimit, u mirëprit nga të pranishmit dhe ngjiti Tolen në skenë për të përgëzuar instrumentistët dhe maestro Eno Koço për interpretimin.

Ndërkohë, një tjetër surprizë dhe premierë erdhi gjatë koncertit të Orkestrës së RTSH-së, ku gjithnjë nën drejtimin e Koços, u ngjit në skenë edhe violinisti Kriti Gjezi, i cili, i emocionoi të pranishmit.

Pas interpretimit të solistit Kristi Gjezit, salla e tejmbushur e riktheu atë 5 herë në skenë, i cili në shenjë falenderimi luajti edhe një tjetër pjesë "da solo" gjatë së cilës prezantoi edhe një stil "tremolo" mjaf unik.

I ndodhur pranë llozhës, Drejtori Artistik, mjeshtri David Tukiçi nuk hezitoi të duartrokiste Gjezin për performancën e shkëlqyer.

Programi vijoi me interpretimin e pjesëve të Tchaikovsky, të cilat gjithashtu u mikrpritën nga publiku i shumtë në sallën e Universitetit të Arteve.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama