Kompjuter qe dallon cfare do qeni

Kompjuter që dallon çfarë do qeni
Shkencëtarët hungarezë janë duke punuar në një program kompjuterik për t’iu mundësuar njerëzve të kuptojnë lehjet e qenve. Thuhet se softueri do t’i zbulojë nuancat e lehjeve të qenve, dërdëllitjet dhe hungërimat e tyre.

Pasi t’i ketë analizuar 6.000 lehje, softueri ka për qëllim të përcaktojë se kur qeni do te luaje me top, kur do të përleshet, te luaje, ndjesine qe ka kur takon një të huaj, apo kur të dëshiron të shëtitet.

Madje shkencëtarët pranojnë se teknologjia po ju shkon më mirë me ta sesa me njerëzit.

Derisa kompjuteri ka njohur në mënyrë korrekte gjendjen emocionale të 43% të qenve, me njerëzit është arritur vetën në 40%.

Csaba Molnar, nga Eotvos University në Budapest, ka deklaruar për BBC-në se "do të thosha se kemi dëshmuar që ka ndryshime shumë të fuqishme kontekstuale në mes të lehjeve, por na duhet edhe një punë e madhe, të përcaktojmë se cilat gjendje emocionale dhe cilat karakteristika i përkasin cilit lloj", ka përfunduar Molnar

Orjeta Zhupa
Nga Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama