Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave per Kosoven

Komisioni Europian rekomandon heqjen e vizave për Kosovën

Komisioni Europian i rekomandoi, sot, heqjen e vizave në zonën Shengen për qytetarët e Kosovës, ministrave të jashtëm të BE-së. Përveç Kosovës, KE-ja propozoi liberalizimin e vizave dhe për Turqinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Rekomandimi i KE-së do të ratifikohet nga Këshilli Europian dhe më pas do të votohet në Parlamentin Europian. E gjithë procedura pritet të zgjasë rreth 6 muaj, kohë gjatë të cilës shtetet duhet të përmbushin disa kushte të tjera.

Pas votimit në PE, qytetarët e Kosovës të pajisur me pasaporta biometrike do të mund të vizitojnë vendet e zonës Shengen pa viza për 90 ditë, por pa të drejtë punësimi në këto vende.

Propozimi u bë pas vlerësimit pozitiv për përmbushjen e kritereve vënë nga Bashkimi Europian.

Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos u shpreh se ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në bërjen e reformave në fushën e drejtësisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama