Kombetarja vizite te armet e Skenderbeut ne Muzeun e Vjenes

Kombetarja, vizite te armet e Skenderbeut ne Muzeun e Vjenes

Kombëtarja e Shqipërisë do të bëjë nesër pasdite një vizitë në Kunsthistorisches Museum, Muzeu i Historisë së Artit, në Vjenë, ku ndër të tjera gjenden përkrenarja dhe shpata e e Gjergj Kastriotit. Aktualisht kombëtarja është e grumbulluar në Austri në përgatitje për finalet e Euro 2016.

FSHF ka bërë të ditur se vizita është planifikuar prej kohësh.

Ndërkohë, federata ka njoftuar edhe tifozët që duan të takojnë lojtarët për kohën e vizitës, në orën 17:00, dhe vendin e hyrjes në muze.

“Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të shohin apo takojnë futbollistët e kombëtares, njoftohen se hyrja dhe dalja e skuadrës do të bëhet në “Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkammer”, njofton FSHF.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama