Kombetarja Taulant Xhaka Japim jeten per fitoren ndaj Armenise

Kombetarja, Taulant Xhaka: Japim jeten per fitoren ndaj Armenise

Taulant Xhaka ndez sfidën kundër Armenisë dukë premtuar fitoren me çdo kush, madje është i gatshëm të japi dhe jetën nëse është e nevojshme për të dal si fitues në një nga sfidat më delikatë që Shqipëria do të zhvillojë në kuadër të kualifikueset “Euro 2016”. Armenia dhe Serbia shihen si dy kërcënimet e përfaqësueses për vendin e tretë, që siguron një biletë për në“playoff”: “Besoj në forcën e grupit, kemi një ekip të mirë.

 

Është një nga ndeshjet më të rëndësishme për ne. Unë mendoj se nëse fitojmë kundër Armenisë kemi shanse të mira për tu kualifikuar. Jemi të gatshëm të japim edhe jetën për të fituar”, theksoi mesfushori shtatshkurtër. Ndeshja Shqipëri-Armeni do të zhvillohet ditën e dielë në “Elbasan Arena” në orën 18.00


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama