Kokedhima Dreka me Doshin ishte thjesht se doja te rrija me kete deputet

Kokedhima: Dreka me Doshin ishte thjesht se doja te rrija me kete deputet

Ndërsa një ditë më parë Koço Kokëdhima u mundua të relativizonte përplasjen e Doshit me Ramën, shpesh edhe me deklarata folklorike, sot tentoi të relativizonte edhe drekën me deputetin e Shkodrës.

“Më vjen keq që për një drekë shoqërore janë bërë spekulime, ajo ishte shoqërore mes kolegjesh, këtë çështje e kam shpjeguar. Është krejtësisht normale të takohesh, të kalosh një drekë. Dreka nuk kishte simbolikë të caktuar, s’kishte lidhje me situatën e djeshme. Unë thjesht dje dëshiroja të rrija me këtë deputet. Në Kuvend kam folur pikërisht për drekën. Ai më tha që do ishte me një koleg tjetër, unë i thashë s’ka gjë, rrimë bashkë të tre”,- ka deklaruar Kokëdhima.

Por në fakt, pamjet e djeshme nga salla e Kuvendit, tregonin Kokëdhimin në rolin e negociatorit mes Doshit dhe Ramës. Ky i fundit, i bëri me shenja Kokëdhimës që të bisedonte me Doshin për ta “zbutur”. Deputeti i Shkodrës shkoi deri aty sa i tregoi dajakun kryeministrit Rama.

Sa i përket akuzave të PD për përfitim të fondeve publike që mund të rrezikojnë mandatin e tij, Kokëdhima tha se nuk ka shkelur as ligjet dhe as Kushtetutën e vendit. Deputeti i besuar i kryeministrit Rama, nuk ka hequr dorë nga ideja e tij për legazim të kanabisit. I pyetur nga gazetarët, ai ka thënë se do të vazhdojë ta promovojë legalizimin e marijuanës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama