Pasagjerët e një avioni të easyJet në Britaninë e Madhe mbetën të shokuar kur panë një punonjës duke vendosur një shirit ngjitës në motor.
Sipas pasagjerëve, kjo zgjidhje shpejtësie për avionin, është tronditëse.
Një pasagjer e postoi foton në rrjetet sociale, ku ajo u kthye në hit menjëherë.
Por ekspertët thonë se ai nuk është një ngjitës i zakonshëm.
Ai është një ngjitës që përdoret për riparime të shpejta për të shmangur shtyrjen e fluturimeve.
Vetë kompania ka reaguar menjëherë, duke theksuar se është thjesht një punë kozmetike, që kërkohet për bojën e avionit.
Sipas tyre, kjo nuk është një gjë strukturore, që komprometon sigurinë e avionit.
“Shyqyr, se kishim harruar të merrnim parashutat,” u tall një pasagjer.