Kinemaja italiane ne Tirane

Kinemaja italiane ne Tirane
Me rastin e 150 Vjetorit të Bashkimit të Italisë, Instituti Italian i Kulturës në tek Akademia e Filmit ë Tiranë, do të shfaq dhe Multimedias “Marubi”, çdo të martë, ora 19:00, deri në datën 21 qershor, një të titulluar “Italia parë ë cikël filmash italian përmes ekranit të madh”. Cikli i njëmbëdhjetë filmave ripërshkon dhjetë vitet e fundit të historisë së vendit, duke dashur të pasqyrojë dritë dhe hije me një gjuhë herë-herë të thjeshtë, por shpesh të efektshme dhe ngandonjëherë thumbuese.

Më 3 maj shfaqet filmi “Letra nga Saharaja” i regjisorit Vittorio De Seta, prodhim i vitit 2006. Luajnë aktorët Djbril Kebe, Paola Ajmone Rondo dhe Stefano Saccottelli.

Assane, heroi kryesor i këtij filmi, duhet të lërë Senegalin dhe të shkojë në Itali, ku ka miqtë e tij. Pas mbytjes së anijes, mbërritjes në Lampedusa dhe punësimit në të zezë si ilegal në jug, Assane tenton të integrohet në Firence dhe më tej në Torino. Gjen punë dhe miq, mëson gjuhën dhe fiton lejen e qëndrimit. Por ama, viktimë e racizmit, vendos të kthehet në Senegal Më 10 maj shfaqet filmi i i Xhovanës” i Pupi Avatit dhe me a “Bab aktorët Silvio Orlando, Francesca Neri, Ezio Greggio dhe Alba Rohrwacher. Filmi bën fjalë për Bolonjën e vitit 1938, kur Michele Casali përjeton një situatë të dëshpëruar kur Giovanna, vajza e tij adoleshente, vret për xhelozi shoqen e saj të ngushtë. Vajza konsiderohet e sëmurë mendore dhe e shtrojnë në një spital psikiatrik të Reggio Emilia-s ku do të qëndrojë deri në moshën 24 vjeç.

Më 17 maj filmi “Kurrë si më parë” i Giacomo Campiotti, më 24 maj filmi “Një udhëtim që quhet dashuri” nga Michele Placido”, më 31 maj “Njëqind thumba” i regjisorit Ermano Olmi, më 7 qershor filmi “Nëse më duhet të jem e sinqertë” i regjisorit Davide Ferrario, më 14 qershor shfaqet filmi “Temperatura” i Alesandro D’Altari dhe më 21 qershor filmi “Në vendin tënd” i regjisorit Giulio Manfredonia. Filmat janë në italisht me subtitra në anglisht. Hyrja është e lirë. Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” ndodhet në Rr. “Aleksandër Moisiu”, nr76/1, ish-Kinostudio.

Për më shumë informacion: Tel / Fax: +355 42 365 188 / 15

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama