Opera Borana rivjen ne TOB

Opera 'Borana' rivjen ne TOB
Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë shfaq në datën 27 shkurt si dhe më 1 dhe 3 mars, ora 19:00, operën “Borana”, vepër e kompozitorit të njohur shqiptar Avni Mula me libret të shkrimtarit Gjergj ë solistët, kori, Zheji. Interpretojn orkestra simfonike dhe trupa e baletit të Teatrit të Operës dhe Baletit si dhe studentë të Akademisë së Arteve. Kjo vepër, e cila çel sezonin e ri operistik të këtij institucioni, ka debutuar për herë të parë në vitin e largët 1984.

Avni Mula, autori i kësaj vepre, që tani vihet në skenë nga regjisori Nikolin Gurakuqi, ka bërë një rishikim të veprës së tij duke ndjerë nevojën e restaurimit dhe plotësimit me materialet e munguara. Në qendër të kësaj vepre operistike është një familje shqiptare e kohës së Skënderbeut, një familje që lufton pushtuesit osmanë. Borana është vajza e kësaj familjeje, një vajzë që mbas humbjes së babait dhe vëllait bëhet “burrë” për të mbrojtur familjen e atdheun.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama