Kina propozon nisme te re bashkepunimi

12278881_955782114476029_1495098688634045493_nTIRANE, 24 Nëntor/ATSH-CRI/- Kryeministri kinez Li Keqiang bëri të ditur të martën se Kina do të investojë në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në portet e Baltikut, Adriatikut dhe Detit të Zi për nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Deklarata e kryeministrit të Kinës u bë në ceremoninë e hapjes së forumit të pestë ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

Ai tha se 16 vendet duhet të vlerësojnë shumë rolin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Edhe në takimin e sotëm në Suzhou me udhëheqësit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore, kryeministri Li shprehu besimin në nxitjen e bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve EQL, përfshi portet në Detin Baltik, Adriatik dhe Detin e Zi.12249967_955795994474641_3767280898618435778_n

Në takim, Kina dhe Polonia u zotuan për çimentimin e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dhe në shtimin e bashkëpunimit në sektorin e infrastrukturës.

Kina dhe Estonia u zotuan për thellim të bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, teknologjisë së informacionit dhe turizmit.

Ndërsa për bashkëpunimin Kinë-Slloveni fokusi do të jetë tek zona tregtare, logjistika dhe pajisjet prodhuese. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama