Keshilli jep OK per arrestimin e Frrokut

Keshilli jep 'OK' per arrestimin e Frrokut

Këshilli i Mandateve në Kuvend  i thotë “po” kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Kjo kërkesë do të dërgohet në Kuvend dhe në seancën më të parë, që është ditën e enjte, do të votohet në seancë plenare. Mësohet se Këshilli i Mandateve në përfundim të mbledhjes do të dalë me dy raporte. Një raport i hartuar nga deputetët e shumicës dhe një tjetër nga deputetët e opozitës. Mark Frroku u arrestua fillimisht për cështjen “Doshi” dhe i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Prokuroria e Përgjithshme kërkon riarrestimin e tij për një vrasje që dyshohet se Frroku e ka kryer në vitin 1999 në Belgjikë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama