Kerkon 3 yje tatuazh perfundon me 56

Kerkon 3 yje tatuazh, perfundon me 56
Lajmin e vecante e ben te ditur gazeta “Het Laatste Nieuws” ku ne faqe te pare ka publikuar foton e Kimberley Vlaeminck, nje 18 vjecare me pjesen e majte te fytyres te dekoruar me yje te zeza, secila me diameter nga 2 milimetra deri ne 1 centimeter. Ngjarja ndodhi diten e diele ku Kimberley bashke me motren dhe te atin ka shkuar ne dyqanin “Tatoo Box” ne Kaurtrai te Belgjikes. Kerkoi 3 yje te vegjel poshte syrit te majte, por me te filluar puna ate e zuri gjumi dhe kur u zgjua e pa nje pjese te fytyres te mbushur me yje.

“U zgjova ne kohe para se te me tatuonte edhe hunden. Pastaj e pashe se cfare me kishte bere. Numerova 56 yje. Kjo eshte nje gje e tmerrshme. Me shikoni, kjo eshte monstruoze”, tha adoleshentja per gazeten belge, duke shtuar se tashme nuk mendon te dale me nga shtepia. Mesa duket, palet jane keqkuptuar per shkak te veshiresive ne te foluren e gjuhes. “Besoj se nuk e kuptoi cfare doja ne te vertete. Tashme vetem lazeri mund te me ndihmoje te heq yjet nga fytyra”, u shpreh vajza.

Tatuatori eshte nje 37 vjecar nga Rumania i quajtur Rouslain Toumaniantz, i cili ka hedhur poshte akuzat, duke thene se klientja ka qene zgjuar gjate gjithe kohes. “Nuk e kam hipnotizuar dhe as droguar pasi ajo ishte dakord per gjithcka. Problemet nisen ne momentin qe i ati dhe i fejuari pane tatuazhin”, deklaroi Toumaniantz.


Reuters


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama