Kerkesa per arrestimin e Doshit dhe Frrokut PD-ja do bojkotoje votimin ne Kuvend

Kerkesa per arrestimin e Doshit dhe Frrokut, PD-ja do bojkotoje votimin ne Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë pritet të nisë seancën plenare ditën e sotme me shqyrtimin e raportit për autorizimin e arrestimit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku, si pikë të parë të rendit të ditës.

Ndërkohë, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas një mbledhjeje që ka pasur në selinë e tij me dyer të mbyllura, ka vendosur të mos marrë pjesë në votimin e kërkesës së Prokurorisë, edhe pse nuk do të mungojë gjatë seancës së shqyrtimit dhe diskutimeve.

Burime nga PD-ja shprehen se kërkojnë që të vihet në dispozicion përgjimi ambiental i Doshit me Bamin në mjediset e Prokurorisë.

Pas pesë orë debatesh, në orët e vona të natës, Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të vendosur masën e arrestit dhe për të lejuar ushtrimin e kontrollit të banesave të dy deputetëve, Doshi dhe Frroku.

Në seancën e sotme, deputeti i Qarkut Shkodër, Doshi do të mungojë, ashtu siç pohoi dhe vetë mbrëmë teksa dilte nga Kryesia e Kuvendit, ndërsa deputeti Kristian Demokrat, Frroku pritet të jetë në Kuvend, ku sipas gjasave ka programuar të mbajë edhe një fjalim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama