Kercenoi protestuesit me arme Tahiri pezullon Shefin e Krimeve te Kukesit (Video)

Kercenoi protestuesit me arme, Tahiri pezullon Shefin e Krimeve te Kukesit (Video)

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka konfirmuar pezullimin nga detyra të Shefit të Krimeve të Kukësit, Albion Xhitoni, i cili tentoi të përdorë armën gjatë një proteste të dhunshme në Kukës, ku qytetarët kishin bllokuar një pjesë të rrugës kombëtare për faljen e kamatëvonesave.

Policia përdori forcën ndaj protestuesve dhe arrestoi organizatorin Nderim Lushi, të cilin e tërhoqi zvarrë për ta futur në makinën.

“Tejkalimi i ligjit është i papranueshëm, – tha Tahiri. –  Punonjësi i policisë është pezulluar deri në hetimin e plotë të ngjarjes. Pezullimi vjen edhe pasi protesta ishte e dhunshme. Pjesëmarrja me armë në tubim është e paligjshme”. Tahiri shtoi se SHÇBA do të hetojë aktet dhe procedurat.

Postimi i Tahiri në “Facebook”

Pavaresisht se protesta e disa qytetareve ne Kukes ishte e paligjshme dhe e dhunshme, punonjesi i Policise se Shtetit eshte pezulluar deri ne hetimin e plote te ligjshmerise se veprimeve dhe zbatimit te procedurave te parashikuara.

Pjesemarrja me arme ne nje tubim, eshte e paligjshme. Ashtu sic eshte teresisht e papranueshme sjellja e punonjesve te policise qe tejkalojne ligjin per ti bere balle paligjshmerise se cilitdo.

Detyrimi i punonjesve te policise per te respektuar ligjin, eshte me i madh se liria qe cdo qytetar mund ti jape vetes per te shkelur ligjin.

Hetimi disiplinor i Policise se Shtetit, Sherbimi i Ankesave dhe Çeshtjeve te Brendshme dhe Drejtoria e Inspektimit prane Ministrit te Brendshem, do hetojne plotesisht kete rast, si dhe do rishikohen aktet dhe procedurat per zbatim ne rastet e tubimeve dhe masave policore.

Ashtu sic besoj, hetimet e Prokurorise do nxjerrin pergjegjesite perkatese, pa kursyer kerkend”

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama