Kastrioti/ Lojtaret duan mbeshtetjen e tifozeve

Kastrioti/ Lojtarët duan mbështetjen e tifozëve

Fitorja që Kastrioti arriti ndaj Kamzës jashtë fushe dhe barazimi i Besëlidhjes u dha mundësinë krutanëve që të thellojnë diferencën me tre pikë me lezhjanët.kastrioti "Jemi në finishin e kampionatit dhe jemi më pranë se kurrë rikthimit të Kastriotit në Superiore. Në sfidat e mbetura, do të luajmë me synimin e vetëm për të marrë pikët e plota, pavarë- sisht se kë kundërshtar do të kemi përballë", është shprehur Elton Doku. Futbollisti komenton edhe takimin e radhës, që do të luhet në mesjavë ndaj Erzenit, që është një skuadër cilësore.

"Erzeni është një nga ekipet më të rrezikshme. Ata vendosen mirë në fushë dhe shumë skuadrave u hapin probleme, duke qenë se kanë një grup të konsoliduar. Por, nëse duam të arrijmë objektivin final, duhet që ta fitojmë këtë sfidë, e cila kërkon motivim të madh. Megjithatë, në qoftë se ne përqendrohemi 100%, besoj që do ia dalim. Një ndihmesë e madhe për ne në këtë takim do jetë edhe mbështetja e tifozerisë, e cila besoj se do të jetë në masë të madhe në shkallët e stadiumit", ka mbyllur Doku. Liridon Pasha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama