Kasami prane klubit te madh italian

Kasami prane klubit te madh italian

Pajtim Kasami mund të rikthehet në Serie A. Mesfushori i Olympiacosit mund të largohet nga klubi grek, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Sipas të përditshmes “Il Tempo”, mesfushori shqiptar ka zgjuar interesim nga Roma.

Drejtori sportiv i “Giallorossëve”, Walter Sabatini është duke konsideruar mundësinë e transferimit të tij në Olimpico. Kasami ka të kaluar në futbollin italian me skuadrën e Palermos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama