Kapiten Memushajn e presin te kthehet perseri ne Itali

Kapiten Memushajn e presin të kthehet përsëri në Itali

Ledian Memushaj është kthyer përsëri në grumbullim me kombëtaren shqiptare të futbollit, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit De Biazi. Por duket se mesfushori do të kthehet përsëri në Itali për t'iu bashkuar ekipit të Peskarës në ditët në vazhdim.

Memushaj-pescara-653x420

Memushaj nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-off të Serisë B, pasi Peskara ka fituar 2-0 takimin e parë ndaj Novarës dhe duket e sigurt drejt finales kundër fitueses së çiftit Trapani-Specia.

Ledian-Memushaj-ndaj-Maltes

Sipas gazetës "Il Centro", mesfushori do të kthehet përsëri në Itali për të luajtur takimin e parë final, më datë 5 qershor falë një akordi me FSHF-në. Kjo e fundit mund të refuzojë kërkesat e klubeve për futbollistë pas datës 31 maj, siç parashikon rregullorja e UEFA-s, por në rastin konkret pritet të plotësojë dëshirën e klubit italian.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama