Kandidatet post-Konte De Biazi ne krye ne listes

Kandidatët post-Konte, De Biazi në krye në listës

Xhani De Biazi është një prej gjashtë emrave në tavolinën e Karlo Tavekios në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit. de-biaziiii-543x350Kur Europiani është në ditët e fundit të pritjes dhe shumë shpejt skuadrat pjesëmarrëse do të fillojnë garën në fazën finale, Italia duhet të mendojë më parë për të gjetur zëvendësuesin e Kontes, i cili nuk do të kthehet në Itali me "axurrët", porse do të niset me avionin e parë drejt Anglisë për të nisur aventurën me blutë e Londrës.

Është një nga mediat prestigjioze italiane që ka bërë një zbulim në lidhje me kandidaturat e mbetura në garë për të marrë drejtimin e kombëtares italiane pas përfundimit të Europianit.

"Gazzetta Dello Sport" ka publikuar gjashtë emrat, të cilët po diskutohen në zyrën e presidentit të federatës "axurre". Në krye të kësaj liste, media italiane ka renditur trajnerin e Kombëtares shqiptare, i cili ka kontratë me kuqezinjtë edhe pas përfundimit të Europianit, për një edicion tjetër. Xhani De Biazi, Eusebio Di Françesko, Xhan Piero Gasperini, Valter Maxarri, Vinçenco Montela e Xhampiero Ventura janë emrat për të cilët do të merret një vendim se kujt do t'i ofrohet drejtimi i Italisë pas "Euro 2016".

Nga sa raportohet, kontrata për trajnerin e ri të Italisë do të jetë dyvjeçare, pra deri në përfundim të Botërorit "Rusi 2018".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama