Kampioni Schwazer pas testit te dopingut Djema mos beni si une!

Kampioni Schwazer pas testit te dopingut: 'Djema, mos beni si une!'
Mes lotëve dhe shfajësimeve gjatë një konference për shtyp ka thënë: “E kam marrë këtë vendim vetëm. Vendosa mos ia them askujt."   MILANO – Prokuroria e Bolzanos në Itali ka hapur formalisht një çështje mbi Alex Schwazer, maratonistin me fanellën e kaltër të Italisë, i përjashtuar nga Lojërat olimpike të Londrës, pasi rezultoi pozitiv në Epo në një kontroll antidoping, të kryer në 30 korrik në Oberstdorf, në Gjermani, meqë lojtari është rezident në këtë krahinë.

Nga ana e tij, Schwazer, mes lotëve dhe shfajësimeve gjatë një konference për shtyp në një hotel të Bolzanos ka thënë: “Djem! Mos bëni si unë!” Më pas ka siguruar: “E kam marrë këtë vendim vetëm. Vendosa mos ia them askujt. As familjes sime apo Karolinës, (e fejuara, patinatorja Carolina Costner) dhe e kam marrë dozën në një farmaci në Turqi.".
Me këtë rrëfim, pak orë më pas ka shkaktuar zemërimin e mediave turke, të cilat i kanë quajtur “të shëmtuara” fjalët e ish-kampionit, të cilat i vënë fajin Turqisë.  Pikërisht gazetat e përditshme Hurriyet dhe Milliyet. Në artikull vihet sidomos në dukje që, sipas Schwazer, Turqia është një vend i varfër, ku mjaftojnë paratë për të marrë pa problem eritropoietinën.

Më pas atleti është shprehur se "ndihej i lodhur duke u stërvitur përjavë me nga 35 orë. Nuk e çaja dot më". Ndërkohë, analizat e Pekinit kanë rezultuar pa asnjë lloj substance për atletin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama