Prestigjozja zviceriane CVSTOS prodhon ore me shqiponjen dykrenare

Prestigjozja zviceriane CVSTOS, prodhon ore me shqiponjen dykrenare

Në një edicion të limituar të saj, marka prestigjoze  zviceriane e orave CVSTOS do të prodhojë orë me simbolin shqiptar të shqiponjës dykrenare. Ky prodhim i veçantë quhet Besa Edition dhe në treg do të jenë vetëm 25 orë të tilla.

Në njoftimin e saj kjo firmë orësh thekson se se ka dizajnuar një prodhim special që i dedikohet kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.

Frymëzim për këtë kanë qenë simbolet tona kombëtare, shqiponja dykrenare dhe Besa, ku firma e njohur në njoftimin e saj citon  ” shqiponja e zezë dykrenare ndeshet tek flamuri i Gjergj Kastriotit, heroi kombëtar shqiptar, i njohur si Skenderbeu dhe tek  betimi i pathyeshëm i Besës, referuar Kanunit të Lekë Dukagjinit, një kod i lashtë i Sjelljes, Nderit dhe Mikëpritjes.  Duke krijuar këtë dizajn vlerësojmë  kulturën e këtij kombi. Kanuni thotë se ajo që premtohet, duhet bërë”.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama