OJQ-te ne Mitrovice kunder varrosjes se Ises ne Vlore

OJQ-te ne Mitrovice kunder varrosjes se Ises ne Vlore

OJQ-të në Mitrovicë, shprehin mospajtimin e thellë ndaj vendimit të Këshillit Organizativ për rivarrosjen e eshtrave të Isa Botelitinit në Vlorë, dhe jo në vendlindjen e tij.

 

Ka kohe që Mitrovica, si institucionet e saj, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit janë duke bërë përgatitjet për ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të heroit Isa Boletini.

 

Shpeshherë qytetarët kanë cenë të keqinformuar rreth kësaj ceremonie dhe gjithashtu shpeshherë me gjithë paralajmërimet për datat potenciale për rivarrim, kjo ceremoni është anuluar dhe është shtyrë pafundësisht.

 

Me vendimin e fundit të Këshillit organizativ, grupet në fjalë dhe sidomos qytetarët e Mitrovicës kanë gjetur dëshpërimin dhe gjithashtu indinjatën e thellë që një gjë e tillë është ndërmarrë pa kurrfarë konsultimi paraprak me ta dhe pa asnjë arsye objektive.

 

Emri dhe vepra e heroit Isa Boletini përherë janë cilësuar si krenaria dhe shëmbëlltyra e qytetarëve jo vetëm Mitrovicas, por vendimi se eshtrat e tij duhet të rivarrosen në Vlorë dhe jo në Boletin konsiderojmë se është veprim jo i menduar mirë dhe gjithashtu i padrejtë ndaj vet heroit dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës dhe më gjerë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama