Vazhdon Amadeus ne TK

Vazhdon 'Amadeus' ne TK
Në datat 10 dhe 11 dhjetor, ora 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar, vazhdon të shfaqet drama "Amadeus" shkruar nga Peter Schaffer me regji të Altin Bashës. Autori i mirënjohur anglez Peter Schaffer mbetet dhe sot një nga dramaturgët më të dalluar të dramës bashkëkohore angleze. Me prezantimin e tij të parë në Londër drama "Amadeus" fitoi çmimin "Evening Standard" dhe çmimin e Kritikës.

Pjesa tregon historinë e E.A.Moxart dhe kompozitorit të oborrit Antonio Salieri i cili i mbytur nga xhelozia e dëgjimit të "Zërit të Zotit" nën formën e një "fëmije të pështirë" vendos ta shkatërrojë rivalin e tij. Subjekti i veprës është mjaft intrigues dhe i thjeshtë për shikues të çdo moshe dhe profesioni dhe njëkohësisht mban në vete një standard të lartë artistik. Në rolet kryesore interpretojnë: Salieri - Fatos Sela; Moxarti - Marin Orhanasi; Konstanca - Eni Jani; Venticello 1 - Romir Zalla; Venticello 2 -Gazmend Paja; Jozefi II - Gjergj Mena; Van Suiten – Ahmet Pasha; Rozenberg - Vangjel Toce.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama