Ka nisur gara e filmave ne Tirana International Film Festival

Ka nisur gara e filmave ne Tirana International Film Festival
Tirana International Film Festival ka filluar shfaqjen e filmave, në garë për çmimet e festivalit, që do të ndahen mbrëmjen e 10 dhjetorit ora 19:30, tek Kinema Kristal.  Pas ceremonisë çelëse të edicionit të nëntë të TIFF, në sallën e Kinema Imperial, tek Qendra Kristal, u shfaqën 11 filmat e parë me metrazh të shkurtër. Këtë vit janë rreth 100 filma nga 60 shtete, ndërkohë që Shqipëria do të konkurojë me kinemanë botërore me 17 filma, 4 prej të cilëve janë nga Kosova e që do të jenë të kategorive fiction, dokumentar e të animuar.

Në këtë edicion publiku shqiptar do të ketë mundësi të shikojë filma nga shtete që kanë qënë pjesë e TIFF që në fillim të tij si Anglia, Gjermania, Spanja, Rumania, Finlanda, etj. Ndërkohë që risi është pjesëmarrja e filmave nga Kuba. Programi i detajuar mund të konsultohet on line në www.tiranafilmfest.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama