KQZ kerkon fonde shtese ne buxhetin 2016

TIRANË, 24 Nëntor/ATSH-Anila Struga/.- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Lefterije Lleshi gjatë një seance dëgjimore në komisionin e Ligjeve kërkoi fonde shtesë për këtë institucion në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Kryetarja Lleshi tha se për vitin e ardhshëm KQZ-së i janë akorduar në total 88 milion lekë, ku konstatohet një ulje me 3 milion lekë në zërin e investimeve. Sipas saj këto fonde janë të pamjaftueshme për aktivitetin e institucionit, ku më të nevojshme shihen fondet në zërin e mallrave dhe shpenzimeve, si dhe për strukturën e institucionit.
"Fondet e akodura nga qeveria nuk i përgjigjen punës së KQZ, ku më të nevojshme shohim rritjen me 17.4 milion lekë të zërit të mallrave dhe shpenzimeve, ndërsa me 19 milion lekë strukturën e re të institucionit" tha Lleshi.
Kërkesat e saj u mbështetën nga deputetët e komisionit, të cilët i propozuan ministrisë së Financave që të koordinojë bashkëpunimin me drejtuesit e KQZ-së, për shtesë fondesh.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama