Janë mbi 2 mijë pyetje të përfshira në dokumentin përmes të cilit autoriteteve shqiptare do t'i kërkohet shpjegim për ecurinë e vendit në të gjithë fushat dhe përputhshmërinë me kriteret e anëtarësimit. Kjo fazë e procesit zgjat përgjithësisht deri në 18 muaj, por qeveria shqiptare ka deklaruar se shpreson ta përmbyllë dhe të marrë statusin e vendit kandidat brenda vitit të ardhshëm. Ndër kriteret bazë të vlerësimit janë ato politike dhe përfaqësuesit e Brukselit e kanë bërë të qartë se klima aktuale politike në Shqipëri nuk i vjen në ndihmë këtij procesi të ri në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Më 16 nëntor Këshilli i Ministrave të BE miratoi kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, e cila ishte dorëzuar që në fund të muajit prill.
Ora News