Jupi Ka disa lojtare te gatshem per kombetaren!

Jupi: Ka disa lojtare te gatshem per kombetaren!

Trajneri i Shpresave deklaron se janë 5-6 lojtarë që në të ardhmen mund të luajnë pa frikë në Kombëtare. Trajneri i Shpresave, Redi Jupi, edhe pse arriti që të triumfojë dje përballë Lihtenshtejnit, sërish ka rezerva për ekipin e tij. Pas fitores së pastër 2-0 në “Elbasan Arena”, tekniku i U-21 tha: “Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë, ku edhe e dominuam kundërshtarin, megjithëse duhet ta pranojmë që ishte disi modest.

 

Kemi shpërdoruar shumë raste dhe mendoj se rezultati duhet të ishte më i thellë nga ana jonë. Nuk është hera e parë që ne humbim kaq shumë përpara portës, pasi kështu na ndodhi edhe në Hungari, por besoj se me punë çdo gjë do zgjidhet. Përsa i përket ndonjë lojtari që mund të shkojë në Kombëtare, të gjithë kanë mundësitë e tyre, por janë 5-6 futbollistë që mendoj se në të ardhmen do të jenë pjesë e saj. Largimi i Manajt për në Kombëtaren e parë na ka dëmtuar pak në sulm, por ne punojmë për të dërguar lojtarë atje”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama