Josa Po pres drejtuesit per bisedime

Josa: Po pres drejtuesit për bisedime

Ende pa u mbyllur kampionati, zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Josa nga drejtimi i Skënderbeut u shtuan shumë. Josa1Por, tani që sezoni është mbyllur, zërat për një gjë të tillë janë shtuar edhe më shumë. Por, në një prononcim për "Panorama Sport", vetë trajneri ka deklaruar se nuk është i hapur për oferta.

"Unë nuk e kam quajtur veten pjesë të merkatos dhe normalisht nuk jam duke pritur oferta të ekipeve të tjera të paktën për momentin. Zërat e ditëve të fundit nuk më kanë shqetësuar aspak, pasi në të vërtetë nuk ka pasur asnjë interesim në drejtimin tim dhe asnjë bisedim me klubet e tjera. Kjo është rrjedha e vërtetë e ngjarjeve të paktën për momentin", ka trajneri Josa, duke bërë me dije më tej se është duke pritur që drejtuesit e Skënderbeut të përfundojnë pushimet dha ta telefonojnë apo ta takojnë për të biseduar në lidhje me të ardhmen.

"Për momentin, drejtuesit e Skënderbeut janë me pushime pas atij sezoni të gjatë dhe të lodhshëm dhe kjo është normale. Në momentin që ato do të përfundojnë, unë do të pres që qoftë presidenti Takaj dhe drejtues të tjerë të më telefonojnë për të diskutuar rreth konfirmimit dhe vijimit të kontratës me Skënderbeun. Pra, jam duke pritur fillimisht bisedimet me drejtuesit e Skënderbeut dhe nuk po shoh aspak nga merkato. Vetëm pasi të jem takuar me ta do të mund të kem një ide më të qartë rreth të ardhmes dhe më pas të përqendrohemi te merkatoja. Nëse konfirmohem sërish në krye të Skënderbeut, lëvizjet në merkato do të jenë të mirëstudiuara", ka mbyllur Josa.

Përgatiti: Ll.Saro


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama