Jete ne Tarabosh

Jete ne Tarabosh
Oblika eshte qendra e Komunes Ana e Malit. Ajo eshte veçse pak kilometra ne drejtim te pikes kufitare te Murriqanit. Fshatrat e saj shtrihen mes dy emrave te njohur: Bunes dhe Taraboshit. eshte nje vend i begate, i njohur jete e mot per banoret e saj te urte e punetore. E pime nje kafe te shpejte ne qender te Oblikes. Disa djem te rinj bejne potere me nje gazete bastesh ne dore. Nje nate me pare ka qene nje ndeshje e rendesishme e Liges se Kampioneve. Me siguri disa prej tyre i kane lene ne baste parate qe prinderit i fitojne me pune te veshtire. Fshati ndahet mes per mes nga nje perrua qe zbret nga Taraboshi. Ne te dy brigjet e tij jane krijuar male plehrash. Disa derrkuce te qete lozin mes tyre, duke iu gezuar diellit pranveror. Ngjyren e dikurshme boje roze e kane humbur prej kohesh, duke u zhgerryer ne togjet e peshtira.

Nder libra kemi lexuar se shume prej fshatrave te vjeter te Anes se Malit dikur shtriheshin lart ne shpatet e Taraboshit. Me kalimin e kohes, nje pjese u shkretuan nga luftimet e egra qe jane zhvilluar ketu kohe me pare, nje pjese tjeter e banoreve pak nga pak nisi te ulej ne fushe, ku jeta eshte me e perballueshme dhe Shkodra me afer. Rrime e vrasim mendjen a ka mbetur me gje nder fshatrat e braktisur. Nje grua na sqaron me durim se si e nga duhet t’i biem per t’u ngjitur lart ne mal. “Vetem se nuk keni me pa gja – na thote - vetem ullinj e mandej ferra, shege e kurgja tjeter nuk ka mbete. Rrenoja te shtepive te vjetra ka disa, po atje nalt tashti kane mbetur vetem dy-tri shtepija. Ata qe nuk kane mundur te rregullohen ketu poshte”. Rrime e vrasim mendjen a ia vlen te ecim kater ame shume ore te mira ne kembe per te jetuar disa çaste ne mes te braktisjes? Emrat duken fort interesante (Krebej, Vidhgare, Babot), por megjithate vendosim qe te flasim me njerez e te ecim sa te mundim me makinen tone fare te papershtatshme per nje udhetim mes shkrepash.

Po me asistencen ç’paten xhanem?!

Oblika eshte fshat i lakmuar nga banore te zonave te tjera. Qe ne vitet ‘70, banore nga malesite e largeta, Kopliku, Dukagjini u vendosen ne ane te Bunes, ne disa pallate te bera shpejt e shpejt. Si kudo, edhe ketu, kemi rastin ta degjojme shpesh ate fjaline qe eshte identike thuajse ne te gjitha fshatrat e perzier: Nuk kemi asnje problem me njeri-tjetrin. Shkojme si vellezer. Njeri nga te ardhurit eshte Xhevat Duda, 68-vjeçar. Ai ka ardhur 36 vjet me pare nga nje fshat tjeter matane Bunes, nga Shirgji i njohur per rrenojat e kishes se vjeter te Shen Sergjit e Shen Bakut. Profesioni i tij i dikurshem ka qene furrxhi. Me Xhevatin eshte edhe kendshem, edhe veshtire te bisedosh, sepse sapo nis te tregoje diçka menjehere i kujtohet nje halli i tij i madh. “Po asistencen e vajzes pse ma hoqen?! A dini gja?”.

Megjithate, me durim arrijme te mesojme se i jati i tij ka qene i shkolluar jashte vendit dhe ka sherbyer ne ushtrine e Zogut. Pa disa vuajtjeve, qe me sa duket kane vazhduar gjate, ai ka pesuar nje depresion te rende, me pas eshte permiresuar dhe ka punuar si bujk deri sa ka vdekur para 31 vjetesh. Jo vetem jeta e te atit, por edhe historia e nje daje te pushkatuar i ka prishur pune Xhevatit. “Kufirin e kishim afer, edhe rruget e shtigjet i dinim me sy mbyllur, por nuk ika. Do t’i prishja pune familjes. Nje vellai im, pat punuar ne klubin ‘Vllaznia’, iku ne Jugosllavi bashke me nje shok nja gjashte muaj para se te vinte demokracia. Nuk patem pasoja, sigurisht. Ketij vellait nuk i eci, u kthye vete pas disa muajsh qe qendroi ne Jugosllavi e Itali”, tregon Xhevati, duke e nderprere shpeshhere biseden me ate lajtmotivin e pashmangshem: “Po asistencen e vajzes pse ma hoqen?! A dini gja?”.

Xhovalini nga Bajza

Ne tavolinen tone tashme jane mbledhur miq te shumte. Sikur ngushellohemi kur na thone qe eshte e kote te shkojme ne fshatrat e vjeter. Te gjithe jane dakord se eshte rruge e gjate dhe nje mund pavlere. Keshtu qe vendosim te bejme nje xhiro ne lagjet e jashtme te Oblikes, ato qe ende mbahen atje ku nisin shpatet e Taraboshit. Nje burre i gjate tregohet i gatshem te na shoqeroje. Ai eshte Xhovalini qe banon ne ato pallatet e bardhe te te ardhurve, te cilat i permendem pak me pare. Ky na tregon se ne moshen 18-vjeçare ka bere dhjete vjet burg ne Spaç per “tentative arratisjeje”, por nuk e hap gojen per asnje hollesi tjeter te asaj historie. Sido qe te jete, tregohet mik i pakursyer ne tregimin e vendeve dhe rrugeve.

Lagjja e pare qe hasim eshte Garuci. Me shume se lagje ky eshte nje grumbull i madh shtepish, qe fare mire mund te cilesohej fshat. Garuc quhej edhe nje lagje ne Shkoder, ku njihet shume edhe si mbiemer. Tani jemi duke depertuar me te vertete ne Anen e Malit te vertete, me kopshtet e mbajtura me kujdes, me rrjeshtat e drejte te zarzavateve, me grate e moshuara qe nuk e heqin napen e bardhe nga koka. Tek-tuk shohim edhe ndonje shtepi tipike prej guri dhe me ballkonin prej druri, por shume prej tyre jane te mbyllura. Me vone do te mesojme se nje pjese e mire e shtepive te vjetra u rindertuan nga e para pas termetit qe goditi krejt krahinen ne prillin e 1979.

Perballe Garucit, nje tjeter lagje e madhe na ben qe te ndalojme nje cope here. Jemi ne Velinaj. Ketu na ben pershtypje nje xhami e madhe, e porsandertuar. Banoret e vjeter jane besimtare te mire myslimane. Te ardhurit nga Malesia, me se shumti katolike. Ne qender te Oblikes xhamia dhe kisha jane fare prane njera-tjetres, krejt ne ane te Bunes. Ne Alimetaj, mberrijme si kemi ecur per afer dy kilometra nga rruga kryesore. Tashti, malin e kemi fare prane. Rruga e makines perfundon ketu. Nje shteg i perbaltur bagetish i le vendin xhadese.

Kujtime me lufte

Qamil Murri, edhe pak muaj, mbush 90 vjet. Sapo ka lene punen e tij te perditshme, prashitjen e kopshtit, sikurse ka bere me para tij i ati dhe gjysherit. Qamilin te gjithe e therrasin “Axha”. “Veç une kam mbete nga tane shoket e mi. Te tane kane deke me kohe”, thote duke vene buzen ne gaz, si te gjithe ata qe tashme nuk i frigohen vdekjes. Me Axhen bisedojme nje cope here per traditen e vjeter te anamalasve, kultivimin e perimeve dhe frutave, per te cilen ishin aq te njohur ne Shkoder. “Ah, i mbjellim ne edhe tash i mbjellim – na thote - por nuk po ka leverdi. Ne kohe te para ne mashim tane Shkodren me speca, bamje, patlixhana, mollatarta, bostan. Tashti kena leverdi me mbjelle veç per vedi. Me shite ne qytet nuk na len çmimi. I bijne gjanat prej jashte dhe na kane eleminu ne krejt”.

Axha e ka njohur mire Luften. “Ne 1940 kam qene ushtar ne luften italo-greke, ne krahinen e Korçes. Atje jam plagose dy here – na thote – pastaj kam qene partizan. Kam luftuar edhe matane kufirit, ne Jugosllavi. Po nuk mjaftoi me kaq. Ne 1949 isha ne Shengjin. Me kane marre e me kane çu andej nga Devolli. Bahej lufte me Greqine. ‘Provokacionet gushtit’, po t’i keni ndegju”. E pyesim Axhen nese di diçka per luften me malazezet ne 1912-1913. “Po vetem me te digjume nga pleqte e pare e di ate pune”, pergjigjet plaku. Bashke me te nisim te shfletojme shenimet tona.

Pikerisht ketu ku jemi, ne Tarabosh, jane zhvilluar disa nga luftimet me te ashpra ne krejt historine tone. Me 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpall lufte Turqise. Me 11 tetor 1912, ushtria malazeze nisi te bombardoje Taraboshin. Ne mal ishte nje nga shtate fortifikimet me te medha rreth Shkodres qe Valiu dhe komandanti i ushtrise turke ne Shkoder, Hasan Riza Pasha, kishte ndertuar qe nje vit me pare. Malazezet kishin mobilizuar 25 ushtare. Perballe tyre qendronin 5 mije ushtare turq dhe 10 mije rezerviste shqiptare te ardhur nga krahina te ndryshme. Ne Tarabosh kishte rezerviste nga Durresi, Librazhdi dhe Gramshi. Ne krah te tyre luftonin edhe shume anamalas, shkodrane e malesore. Fortifikata e Taraboshit drejtohej nga nje nenkolonel turk, Mahmud Qamil. Beteja e pare trup me trup duhet te kete qene shume e pergjakshme. Dokumentet turke raportojne per 800 malazeze e 87 turq e shqiptare te vrare. Qe ne betejen e pare u vrane disa anamalas, te cilet, veç te tjerave, kishin edhe detyren e rrezikshme te udherrefyesit. Krahina u shpopullua thuajse krejtesisht. Ata qe mbeten nisen te vdesin jo vetem nga lufta, por edhe nga uria. Luftime te ngjashme jane zhvilluar per gjashte muaj me radhe, deri ne prillin e 1913. Ne fundin e prillit te ketij viti, ushtrite malazeze hyne ne Shkoder, pas marreveshjes qe kishte bere me pare me Knjazin, Esat Pasha. Ky kishte zevendesuar Hasan Riza Pashen e vrare tradhtisht pas shpine. Pushtimi i Shkodres shume shpejt u shnderrua ne nje “molle sherri” per fuqite e medha te kohes. Austro-Hungaria shume shpejt kercenoi se do t’i shpallte lufte Malit te Zi nese ky nuk terhiqej, sa me shpejt, perfundimisht dhe fare pa kushte nga Shkodra. Pushtimi malazez nuk zgjati shume.

Ne maj, ne Shkoder, u vendosen trupat nderkombetare. Ata gjeten nje Shkoder te mjeruar. “Ne Shkoder konstatohen zyrtarisht 37 katolike e ortodokse te vrare nga gjylet e 73 te vdekur nga uria; ndermjet myslimaneve llogaritet qe numri i te vdekurve nga bombardimet e uria te jete katerfishi”, shkruhet ne nje relacion te jezuiteve derguar eproreve te tyre ne Itali. Per gjashte muaj me radhe perrenjte e shumte, qe zbresin nga Taraboshi, ishin te kuq nga gjaku i te vrareve.

Tani transhete e dikurshme qe u mbushen me te vrare, sot jane mbuluar nga ferrat. Ka mbetur vetem kujtimi i asaj pergjakjeje te rende e te kote. Miqte tane na thone se atje lart, ne maje te malit, ne vendin qe quhej “Fesad Tepe”, deri vone shiheshin kocka njerezore, mbeturina te kufomave qe nuk u varrosen kurre.

“Rruga e Asqerit” (Rruga e Ushtarit) e quanin te moçmit e ketyre aneve rrugen qe te çon nga bregu i Liqenit te Shkodres deri lart ne maje te Taraboshit. Ne fakt, rruga e sotme eshte paraprire nga nje shteg i ndertuar nga turqit ne kohen kur po fortifikohej maja e malit. Bejme edhe ne perpjete me shpresen se kete here do te na “nderoje” makina jone e ulet. Ne kembe te malit jane ndertuar disa lokale, fort te kendshme me ate panoramen me liqenin dhe me Shkodren e Cukalin tej ne horizont.

Deri ketu jemi ne rregull, ecim per pak minuta ne faqen e malit te mbjelle me pisha, porse nuk vazhdojme gjate. Ca me lart rruga veshtiresohet goxha dhe ne e kemi te pamundur te vazhdojme me tej. Duket sheshit se mali, dikur skene pergjakjesh te renda, per fat te mire ka ndryshuar funksion. Me dhjetera çifte te rinjsh kerkojne intimitetin ne pyllin e pishave. Nje goxha “Mercedes” me koken e zhytur ne nje tufe shegesh te egra tundet apo nuk tundet. Fare prane saj nje grua e moshuar kullot dhite e saj, teksa thur triko pa u trazuar fare. “Lufta” vazhdon, por ne kuptim krejt tjeter sigurisht.

Irakiani dhe nje zinxhir vrasjesh

Personazhi me i njohur i rrethimit te Shkodres, ne 1912-1913, ka qene dhe mbetet Valiu dhe komandanti ushtarak i qytetit, Hasan Riza Pasha. Ky kishte lindur ne Bagdad ne 1871, ne kohen kur Iraku ishte ende pjese e Perandorise Osmane. I ati ishte vali i Bagdadit. U shkollua ne Stamboll, mori pjese ne luften turko-greke te 1897 dhe me pas studioi serish ne Gjermani. Ne Shkoder mberriti ne vitin 1911. Ketu banoi ne nje shtepi diku ku eshte sot xhamia e madhe ne qender te qytetit. Fare prane tij banonte zevendesi i tij, i njohuri Esat Pashe Toptani.

Hasan Riza Pasha ishte i bindur ne mbrojtjen e Shkodres prej malazezeve. Burime te shumta vertetojne se ai nuk i zbatoi urdhrat qe vinin nga Stambolli per te leshuar qytetin. Ne Shkoder kishte namin e nje njeriu te qete, te hapur dhe te komunikueshem. Kishte marredhenie shume te mira me popullsine katolike, klerin dhe me malesoret. Fillimi i luftes i beri bashke ne nje llogore shqiptaret qe mbronin trojet e tyre nga copetimi dhe Hasan Riza Pashen.

Me sa duket e kishte kuptuar se ne kohen e tij, sundimit te Turqise ne Ballkan, i kishte ardhur fundi. Ishte ne bisedime te fshehta me Austro-Hungarine ne menyre qe sapo te ulej flamuri turk ne kalane e Shkodres, te ngrihej menjehere ai shqiptar. Pak dite pas ketyre bisedimeve, ai u vra ne rrethana ende te pashpjeguara plotesisht. Pasditen e vone te 30 janarit 1913, tri krisma e prishen qetesine e lagjes se vjeter “Fushe Çele”. Kur njerezia arriti te orientohej ne erresire gjeten Hasan Riza Pashen te shtrire ne kurriz, duke dhene shpirt. Sapo kishte dale nga shtepia e Esat Pashe Toptanit.

Me tre plumba mbaroi pese ore me vone, teksa adjutanti i tij arab po i kendonte disa syre te Kuranit. U varros ne xhamine e Parruces, nje dite me pas. Ishte “e xhuma” (e premte) dite e bekuar per myslimanet. Ne opinionin shkodran, qe asokohe ka qene e ngulitur bindja se valiu i Shkodres u vra me urdher te Esat Pashe Toptanit. Madje jane permendur edhe emrat e vrasesve: Osman Bali, krahu i djathte i Esatit, nje Mahmut nga Kavaja dhe nje Tefik po nga Shqiperia e Mesme diku. Ne fakt, asokohe Esati i kishte te gjitha motivet qe te eliminonte Hasan Rizane. Ishte ai qe do ta zevendesonte, ishte ai qe vetem dy muaj me pas nisi tratativat per t’ua dorezuar Shkodren malazezeve. Si per ironi te fatit ishte vete Esati qe mori nga i ndjeri amanetin e fundit: “Mos i thoni djalit qe jam vrare keshtu. I thoni se u vrava ne lufte”.

Shtate vjet me pas, vete Esat Pasha do te mbetej viktime e nje atentati ne Paris. Vrasesi i tij vete, Avni Rustemi, u vra nga Osman Bali ne 1924, i cili nga ana e vet u vra nga Myslim Peza ne 1942. A nuk eshte nje histori e mirefillte “me te forte”?

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama