Jep doreheqjen kreu i Policise se Shtetit Artan Didi.

Jep doreheqjen kreu i Policise se Shtetit Artan Didi.

Jep dorëheqjen kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi. Ai ka bërë një mbledhje me vartësit e tij, ku dhe u ka komunikuar  dorëheqje e tij të parevokueshme. Mbledhja është bërë me dyer të mbyllura.

Dyshohet se largimi i tij nga kreu i Policisë së Shtetit është bërë në lidhje me çështjen e deputetit Mark Frroku, ku autoritetet belge kërkon arrestimin e tij, por kreu i Interpol Tirana nuk ka vepruar.

Sot Partia Demokratike  akuzoi palën shqiptare në lidhje me mosveprimin për arrestimin e Mark Frrokut. Sipas PD-së, autoritetet belge dërguan kërkesën me 8 janar të këtij viti për kapjen e deputetit të mazhorancës, por arrestimi nuk ndodhi. Si pasojë e kësaj  Belgjika dërgoi material shtesë dhe ripërsëriti kërkesën me 23 janar.

Dje u arrestua kreu i Interpol Tirana, Artan Bajraktari dhe paraardhësja e tij, Loreta Alla sepse mbajtën të fshehtë informacionin në lidhje me aktivitetin ilegal të Mark Frrokut në Belgjikë shumë vite më parë. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama