Java e Internetit te rinj shqiptare perspektive punesimi ne sektorin TIK

Java e Internetit, te rinj shqiptare perspektive punesimi ne sektorin TIK

Aktualisht ne Bashkimin Europian 26 milion njerëz janë të papunë, norma e papunësisë zyrtare është 10,8%. Papunësia tek të rinjtë zë 23,4 % të totalit. Në vende të BE në recension si Spanja dhe Greqia  papunësia e të rinjve shënon 50%. Por në të gjithë këtë kontekst është një kategori profesionistësh që nuk mbetet pa hapësira pune e madje BE tenton të importojë profesionist edhe nga vende jashtë saj. Bëhet fjalë për IT dhe ICT staf. Në vitin 2020 në BE parashikohet të ketë mbi 900 mijë vende pune në këtë sektor për të cilët nuk do të ketë profesionist të mjaftueshëm në numër.

 

Cmund të bëjnë vende të vogla si Shqipëria ???

1. Të nxisim të rinjtë të zgjedhin për të studiuar në këtë sektor.

 

2. Të nxisim institucionet që mbulojnë punësimin dhe edukimin e të konsolidojnë kurikula cilësore dhe politika promovimi.

 

3. Të rrisin nivelin e lëndëve teknologjike në shkolla të mesme.

 

4. Të krijojnë traditë dhe sistem bursash për më të spikaturit e olimpiadave në Informatikë. 

 

5. Mundësitë e të rinjve për të punuar në laborator dhe qendra interneti moderne.

 

6. Të krijojnë hapësira fiskale që lehtësojnë krijimin e bizneseve të reja në IT dhe ICT sektor.

 

7. Të komunikohet gjerë me kompani publike apo private që operojnë në fushën e punësimit në vende të BE me qëllim mundësinë e punësimit në distancë të të rinjve shqiptar.

 

8. Në vende anëtare të BE mesatarja e fitimeve mujore të një profesionisti IT janë nga 810 Euro vendi më i varfër Bullgaria deri 6712 Euro vendi më i paguar Danimarka.

 

 

Si dhe pse mund të promovohet punësimi në këtë sektor, AIS ju sugjeron të klikoni (http://www.telecentre-europe.org/?p=8069)

 

Get Online Week 2014, fushatë promovuese me slogan Get Empowerd; Get Employed.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama