Fotografja gjermane Benzenberg ne Zeta

Fotografja gjermane Benzenberg ne 'Zeta'
Jutta Benzenberg, fotografja gjermane që prej shumë vitesh jeton në Shqipëri, ka hapur një ekspozitë vetjake në galerinë “Zeta” në kryeqytet. Së bashku me ekspozitën e titulluar “Me të shkuarën, përpara” fotografja gjermane ka prezantuar edhe librin me të njëjtin titull, një libër i ilustruar me fotografi të marra në vende të ndryshme të Shqipërisë. Benzenberg është përpjekur që në fotografitë e saj të ketë një kompozim apo një bashkëjetesë mes elementëve apo subjekteve që të kujtojnë të shkuarën dhe atyre që synojnë sfidat që ofron koha moderne.

Në artin e saj të të fotografuarit Benzenberg i kap njerëzit në dramat e tyre të përditshme. Personazhet e saj vërtet mund të tërhiqen fort praptas nga e kaluara, por ata kanë vetë një botë të brendshme të thellë, ose edhe një thellësi që fotografja ua nxjerr në sipërfaqe. Kështu ata nuk mbajnë më asnjë të fshehtë brenda tyre, madje duket sikur vetë pyesin për të fshehtat e fotografes”. Galeria “Zeta” ndodhet në Rrugën "Abdyl Frashëri" dhe është e hapur nga e hëna në të shtunë, ora 09:30-14:00 dhe 17:00-20:00

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama