Jahjaga dekoron Ismail Kadarene me Urdhrin e Pavaresise

Jahjaga dekoron Ismail Kadarene me Urdhrin e Pavaresise

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dekoroi shkrimtarin Ismail Kadare, me Urdhrin e Pavarësisë, për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet sovran.

Dekorimi i shkrimtarit shqiptar u krye me rastin e vizitës zyrtare dyditore, të Jahjagës në Shqipëri”

“Pata nderin që në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri ta takoj shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë. për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet sovran”, deklaroi Jahjaga me këtë rast.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama