Ja si reagojne serbet ne Beograd kur mesojne se qiraxhiu eshte shqiptar!

Ja si reagojne serbet ne Beograd, kur mesojne se qiraxhiu eshte shqiptar!

Dy gazetarë të gazetës serbe 'Blic' realizuan një reportazh për të parë se si do të jetë reagimi i pronarëve të banesave në Beograd, nëse iu thuhet se qiramarrësi do të jetë shqiptar. Në përfundim të këtij lloj “eksperimenti”, gazetarët raportuan se kryesisht pronarët e apartamenteve në kryeqytetin serb, thanë se kurrë nuk do t’i jepnin me qira banesën e tyre një shqiptari.

 

Beogradasit u treguan më të gatshëm t’i jepnin banesën e tyre me qira një çifti homoseksual se sa shqiptarëve, pasi autorët e tekstit kanë pasur rast kur janë paraqitur edhe si çift homoseksualësh për të parë nëse ka paragjykime edhe ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti, raporton Express. “T’ua jap banesën shqiptarëve? Nuk ka shans! Asnjë të huaji nuk do ia jepja, jo vetëm shqiptarëve”,  ka thënë pronarja e një banese në Batajnicë të Beogradit.

 

Gazetarët deklarojnë se pronarja në fjalë, para se ta merrte vesh që është fjala për një shqiptar, i kishte pranuar të gjitha kushtet e gazetarëve dhe ishte e gatshme ta lëshonte apartamentin e saj me qira. Autorët e këtij reportazhi ishin gati të hiqnin dorë nga kërkesa për të gjetur banesë për një banor nga Shqipëria në Beograd, por krejt papritmas e gjejnë një të tillë. “Ata vetëm të mos flasin shumë, të mos i tregojnë emrat dhe të mos tregojnë nga janë. Bën bën, pse jo. Nëse janë seriozë dhe nuk bëjnë probleme, të vijnë fëmijët”, thotë pronari i vetëm që ka pranuar ta lëshojë banesën e tij për studentë nga Shqipëria.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama