Ja si ka qene Shqiperia ne vitin 1973

Ja si ka qene Shqiperia ne vitin 1973

Nëse jeni kuriozë të dini se si ka qenë Shqipëria e vitit 1973, ja ku e keni. Nëpërmjet kësaj video të filmuar nga një familje italiane, tregohen disa nga momentet që ka kaluar familja në Shqipëri, si: mbërritja në aeroport me një aeroplan jugosllav, plazhin e Durrësit, Tiranën, Krujën e mjaft vende të tjera.

Falë udhëtimit të tyre ju keni mundësinë që të shihni Shqipërinë e viteve ’70. Personi që e ka hedhur videon në YouTube thotë se ka qenë bashkë me vëllain Vittorio dhe me prindërit Rosanna (1939 - 1985) dhe Romano (1935 - 2004). Më tej ata kanë vizituar Malin e Zi dhe Dubrovnikun, ku gjithashtu kanë bërë filmime të qytetit. Videoja e dytë tregon pikërisht Dubrovnikun, në të cilin është filmuar qyteti i vjetër dhe plazhi.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama