Ja sa paguhen kosovaret qe rekrutojne luftetare per ti cuar ne ISIS

Ja sa paguhen kosovaret qe rekrutojne luftetare per t'i cuar ne ISIS

ISIS paguan mirë personat që rekrutojnë luftëtarë për t’i dërguar në luftën e Sirisë. Mediat italiane shkruajnë se kosovarët që jetojnë në Itali, që propagandojnë dhe rekrutojnë njerëz paguhen nga 1 mijë deri në dy mijë euro në muaj.

Kriteret për të punësuarit e ISIS janë të njohin mirë italishten dhe të dinë të përdorin mirë kompjuterin.

Mediat italiane, duke iu referuar një raporti sekret të shërbimeve të inteligjencës, shkruajnë se ISIS që po përpiqet të shtrijë bazat e rekrutuesve edhe në Ballkan. Objektivi është infiltrimi në ambientet islamike italiane përmes shqiptarëve që nuk janë të dyshuar nga policia italiane.

Opinioni botëror thuajse nuk e njihte ende ISIS kur Giuliano Ibrahim Delnevo u gjet i vrarë në Siri. I riu nga Gjenova, i konvertuar në mysliman u nis të luftonte në brigadën e Muhaxhirit, që vepronte në emrin e Abu Omar Al Shishani në Siria, transmeton lajmi.net

Por kush e ndihmoi atë të bashkohej me radikalët? Sipas prokurorisë, ishte një rrjet rekrutuesish me bazë në Ancona, pika kyçe për lidhjet në Ballkan.

Pjesa e dytë e historisë përfshin një sipërmarrës italian, që u bë shënjestër e Guadria Di Finanzia për udhëtimet e tij të shpeshta në Shqipëri.

Ai u zbulua se trafikonte substanca që përdoreshin për ndërtimin artizanal të mjeteve shpërthyese, me destinacion final Sirinë.

ISIS kërkon të flasin italisht mirë dhe Shqipëria është plot me të tillë. Kjo shpjegon edhe pse alarmi që vjen nga Ballkani nuk ka qenë kurrë kaq i lartë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama