Ja sa mund te paguheni ne Facebook

Ja sa mund te paguheni ne Facebook

Ndërkohë që pasuria e tij shënon vetëm ngritje, Mark Zuckerberg nuk lë mënjanë as pagat e të punonjësve të tij. Të punësuarit e “Facebook”, veç kushteve shumë të mira të punës, janë shumë të lumtur për atë që paguhen, sepse janë të vlerësuar nga punëdhënësi i tyre.

Sipas të dhënave të hulumtimit nga “Glassdoor”, mesatarja e pagës së inxhinierëve fillestarë është 106 mijë dollarë, ndërsa e një analisti mesatar është 118.864 dollarë.

Inxhinierët e programeve të gjigantit të medieve sociale, marrin pagë mesatare prej 183.397 dollarëve.

Vlera e Facebook-ut është vlerësuar aktualisht me 200 miliardë dollarë, gjë që tregon se megjithatë pagat e 8.348 punëtorëve janë goxha mbresëlënëse.

Facebook u themelua më 2004 nga studentët e Harvardit: Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes dhe Eduardo Saverin, para se shpejt të zgjerohet në universitetet tjera amerikane dhe të bëhet fenomen botëror. Ndërkohë pasuria personale e Mark Zuckerbergut është rreth 33.3 miliardë dollarë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama