Ja cka pare vertete Baumgartner gjate hedhjes spektakolare nga hapesira

Ja c'ka pare vertete Baumgartner gjate hedhjes spektakolare nga hapesira

Një video e re tregon me hollësi atë se çfarë ka parë parashutisti austriak Felix Baumgartner gjatë hedhjes së tij spektakolare nga hapësira, 39 mijë metra nga Toka. Imazhet e ngadalësuara të ndërtuara nga ‘GoPro’ tregojnë udhëtimin e plotë të njeriut që u shndërrua në një “plumb” human në gjendje që të kapërcente 1.24 herë barrierën e zërit. Baumgartner, në rënie të lirë për 4 minuta e 20 sekonda, arriti shpejtësinë e 1.341,9 kilometrave në orë, duke thyer rekordin e shpejtësisë, rekordin e lartësisë së arritur nga një njeri i ngritur nga një top aerostatik dhe rekordin për hedhjen më të lartë të realizuar në rënie të lirë.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama