Ja cfare pasurie la Faik Konica pas vdekjes

Ja cfare pasurie la Faik Konica pas vdekjes
NE KUJTIM TE FAIK KONICES-15 MARS 1875

Me rastin e 136 vjetorit të lindjes të Faik Konicës, përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes politike dhe kulturore shqiptare, publicist, kritik letrar, diplomat  dhe veprimtar politik.

Faik Konica, përfaqësuesi i shquar i lëvizjes politike dhe kulturore

Faik Konica, në 136-vjetorin e lindjes së tij (15 Mars 1875) përkujtohet si një nga përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes politike dhe kulturore shqiptare. Publicist, kritik letrar dhe veprimtar politik, ai gjatë të gjithë veprimtarisë së tij, la gjurmë të gjithanshme e të thella në lëvizjen kombëtare, politike, ideore dhe kulturore shqiptare.Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, F.Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 në një familje të vjetër feudale mësimet e para ai i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SH.B.A. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 F.Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SH.B.A. ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SH.B.A., do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.

Në 1921 u kthye në SH.B.A., ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e A.Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SH.B.A. Vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942. Sipas As. Prof. Fatmira Rama, njohja e veprës shumëplanëshe të Konicës, i ngjan një ajzbergu, të cilit mund t'i shohim vetem majën, pa ditur se çfarë fshihet nën ujë. Gjatë viteve 1925-1939, Konica shpalosi një publicistikë pjellore dhe ekspresive, duke iu kushtuar kryesisht kritikës politike dhe shoqërore. Me veprimtarinë e tij, Ai iu përkushtua sa lëvizjes kombëtare po aq dhe lëvizjes demokratike për një qytetërim perëndimor të Shqipërisë. Si i tillë, Konica mund të kuptohej dhe interpretohej drejt vetëm në klimën e një shoqërie pluraliste. Eshtë edhe kjo një nga arsyet e interesimit të thellë që ka ngjallur vepra e Konicës në ditët e sotme.

Idetë dhe veprimtaria e Konicës

Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit të vitit 1924, ku Faik Konica dha kontributin e tij, ai do të paraqiste një alternativë të caktuar të zhvillimeve të ardhshme demokratike në vend. Kështu, Konica rrugën e zhvillimit demokratik e pa në alternativën e shndërrimeve, të reformave të njëpasnjëshme, në kuadrin e rritjes së pjekurisë politike të popullit shqiptar dhe të klasës drejtuese të tij. Ai ishte i bindur se, reformat duhej të ishin në kufirin e liberalizmës, se i vetmi shpëtim i kombit tonë ishte zhvillimi i tij, "për më tepër kuptim politik, më tepër dashuri për punë e rregull, më tepër butësi e bashkim".Duke shpalosur domosdoshmërinë e shkëmbimeve të mendimeve midis palëve kundërshtare, Konica lëshoi thirrjen: "Janë ca raste historike kur zëri i partive dhe i kundërshtimeve duhet të pushojë përpara një interesi më të lartë". Konica si ministër i shtetit shqiptar në SHBA ruajti autoritetin e këtij shteti, por asnjëherë nuk hoqi dorë nga shikimi kritik i realitetit të vendit të viteve 1925-1939. Ai goditi metodat për vendosjen e kontrollit të regjimit zogist në vend, burokracinë aq të dukshme, spekullimet e nëpunësve, gazetarët dhe redaktorët që i shërbenin parasës dhe jo idealeve demokratike. Një kritikë e tillë gjen vend në shkrimin "Shqipëria si m'u duk", botuar tek "Dielli" 1929.

Veprimtaria e Konicës

Roli i Konicës duhet parë edhe si pasurues i kulturës kombëtare, si pubicist, si gjuhëtar e letrar, si historian, etnograf etj. Si historian, ai do të sillte ndihmesa të reja në pasurimin e tezave të autoktonisë së shqiptarëve, të trashëgimisë ilire të popullit tonë, të traditës së tij shtetformuese, të rolit të epopesë skënderbejane etj. Si "princi i gjuhës shqipe", ai do të jepte ndihmesë të madhe edhe në formimin e gjuhës letrare shqipe. Por është pikërisht problemi kombëtar që ndikoi në parashtrimin prej tij të alternativave të veçanta për ecurinë dhe rrugët e zhvillimeve demokratike në Shqipëri në këto vite. Duke qenë shtet i gjymtuar përsa i përket tërësisë territoriale, Konica besonte se, shqiptarët nuk e kishin atë liri që të provonin, që të bënin ndryshime për shkak të rrezikut të madh të jashtëm.

Në vitet 1925-1939, ai do t'i kushtonte përsëri vëmendje çështjes së feve dhe klerit në Shqipëri, raporteve të tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si "axhensi politike". Me vlerë të posaçme është vlerësimi që i bën ai rolit të shqiptarëve katolikë në lëvizjen kombëtare shqiptare. Bashkëkohësit e Konicës, miq dhe kundërshtarë, do ta vlerësonin lart personalitetin për potencialin dhe rrezatimin e tij në kulturën shqiptare.Në lëmin e krijmtarisë së mirëfilltë letrare, penës së Faik Konicës i përkasin disa proza poetike, të cilat karakterizohen nga kulti i formës së kulluar artistike. Por vepra letrare artistike më e rëndësishme është novela ,"Doktor Gjilpëra që zbulon rrënjet e dramës së Mamurrasit", botuar si nënfletë në gazetën "Dielli".

Në të kritikoi prapambetjen e jetës shoqërore dhe shpirtërore të vendit. Faik Konica ishte gjithashtu një nga nismëtarët e kritikës letrare. Ai vuri në dukje përparimin e poezisë shqiptare në veprën e Naimit dhe të De Radës, çmoi Asdrenin, Çajupin etj. Faik Konica, la edhe përkthime mes të cilave disa përralla nga "Njëmijë e një netë", që u botuan në librin "Nën hijen e hurmave".Faik Konica lindi më 15 mars 1876 në Konicë; vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942. Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke, arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së famshme të bejlerëve të Konicës.

Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris.Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka lëvizëse". Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare. Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.

Më 1909 Konica, si u mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri, Zvicër, Itali e gjetkë.Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri.

Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij.Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike.

Çfarë pasurie la Faik Konica pas vdekjes?

Disa nga këto kureshti na i zbulojnë dy letra të shkruara vetëm pak ditë pas vdekjes së intelektualit të madh.30 dhjetor i viti 1942. Faik Konica është ndarë nga jeta 14 ditë më parë. Në legatën e Zvicrës në Uashington, W. de Bourg, kryetar i Këshillit të Ministrave, i shkruan një letër Fan Nolit. Disa persona janë interesuar për sendet personale të Konicës.Fill pas vdekjes, 10 ditë më vonë, me 24 dhjetor (Konica vdiq me 14 dhjetor 1942), një zonjë dhe dy zotërinj kanë mbërritur në zyrat e legatës zvicerane në Uashington dhe interesohen për pasurinë e tij.Zotërinjtë quhen Peter Tiko dhe Shefqet Bença, ndërsa zonja thirret "Zonja Graham". Zotërinjtë janë paraqitur sipas udhëzimit të Fan Nolit dhe në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës. Por asgjë nuk ka shkuar në fund. Drejtuesit e legatës nuk kanë ndërmarrë veprime, pasi dy personat e interesuar janë paraqitur pa letërnjoftim e pa letër kredenciale. Duke mos e vënë në dyshim se borxhet e të ndjerit do t'i paguajë federata Panshqiptare, ata kanë vendosur që të zbrazin apartamentin e tij dhe sendet personale t'i ruajnë deri pas luftës, ose derisa gjërat të zgjidhen me trashëgimtarët.

Fjali gati zyrtare, por që na zbulojnë detaje të panjohura.

Përmes tyre mësojmë se Konica kishte lënë një shtëpi në Uashington, të mobiluar dhe me sendet personale që kishin një vlerë të konsiderueshme e që duhej të ruhej. Po ashtu, kishte lënë pasaportën, disa xhevahire, pak para e gjëra të tjera me vlerë jo shumë të madhe.Aty shprehet qartë se Konica ishte në borxhe në momentin kur vdiq dhe shpresohej që këto borxhe t'i paguante federate Panshqiptare. Thuhet qartë se personi i interesuar ishte Fan Noli, i cili kishte udhëzuar edhe dy personazhet që të shkonin në legatën zvicerane të interesoheshin.Po ashtu, jepet edhe sugjerimi për një zgjidhje të mundshme, pasi është kohë lufte dhe ende nuk është zgjidhur çështja me trashëgimtarët e Konicës.Letra e plotë e botuar pa shkurtime, na rrëfen gjithë imtësitë. E kemi shkëputur nga dosja me numër 238 që i përket vitit 1942. Është përfshirë si shtesë fondi në vitin 2003, në fondin e Fan Nolit me numër 14. Vijon si më poshtë:

Letra 1

Legata e Zvicrës Uashington D.C. 30 dhjetor 1942
I Përndershmi Fan S. Noli
26 Blangden Street
Boston mass.
Fort i ndershmi peshkop Noli
Kam nderin të ju njoftoj se më 24 dhjetor, Zonja Graham erdhi në këtë zyrë e shoqëruar nga zoti Peter Tiko dhe zoti Shefqet Bença, lidhur me vdekjen e ministrit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Dy zotërinjtë theksuan se kishin ardhur këtu sipas udhëzimit tuaj dhe në emër të Pan Albania Federation of America ( Federatës Panshqiptare të Amerikës) për ta vendosur pasurinë e zot. Konicës. Meqë ata nuk kishin me vete as letër njoftimi e as letër kredenciale, unë këtë çështje e shqyrtova në prezencën e zonjës Graham.Meqë Zvicra po e përfaqëson Shqipërinë në Shtetet e Bashkuara me cilësi gjysmëzyrtare, unë u pajtova të ndihmoj me qëllim për t'i mbrojtur interesat e parashtruara. E di se Federate Panshqiptare do t'i pagojë të gjitha borxhet e të ndjerit.Unë rekomandova që apartamenti i zot. Konicës të zbrazet e gjërat të strehohen deri pas lufte, apo derisa e tërë çështja të mos zgjidhet pas konsultimit me trashëgimtarët.

 Për qëllime mbrojtëse plaçka e shtëpisë të depozituara mund të vihen në emër të legatës, e pagesat e depozitës të paguhen nga Federata Panshqiptare.Pasaporta e zot. Konicës, si dhe xhevahiret, paratë dhe gjërat e tjera me vlerë më të vogël, mund të depozitohen në këtë zyrë me marrjen në dorëzim të Zonjës Graham,Meqë personat e lartpërmendur asgjë tjetër nuk thanë lidhur me këtë çështje, do të kisha qenë mirënjohës të kem sugjerimet tuaja dhe mundësisht, pajtimin e Federatës Panshqiptare.

Ndihma për të varrosur Konicën

Ndërsa një telegram i shkruar 4 ditë pas vdekjes së Konicës, dhe dy ditë para se ai të varrosej në Boston, na zbulon edhe detaje të tjera nga ajo që mund të quhet gjendja financiare e Konicës në vitet e fundit të jetës së tij. Duket ndihmat e shumta në para në emër të çështjes kombëtare, të nxjerra mbase dhe nga xhepi i tij, si dhe kushtet e jetesës në ato kohë të vështira e angazhimesh të shumta, e kishin çuar Konicën drejt një gjendjeje të vështirë ekonomike. Shpesh Konica përmend në letrat e tij dërguar Nolit shuma parash që ia niste në momente të caktuara, kur Noli vërtitej nëpër Evropë, ndërsa ndiqnin idealet e planet e tyre politike e atdhetare.Sidoqoftë, në momentet e fundit, Konica duhej të ishte zhytur në borxhe. Edhe shpenzimet për varrimin e tij, ishin përballuar nga ndihmat e mbledhura prej komunitetit të shqiptarëve në Amerikë.Këtë na e dëshmon ky telegram ngushëllimi dërguar peshkop Nolit nga një grup shqiptarësh në Virginia, ku mes të tjerash ata theksojnë se kanë dërguar një shumë prej 73 dollarësh si dhe pjesën e shpenzimeve të varrimit dhe në si kontribut nga shqiptarët e Weirton-it.

Telegrami i plotë vijon si më poshtë:

Telegram
WEIRTON, WEST Virginia
(Virgjinia perëndimore)
18 dhjetor b1942
Nevrus Staria, C/O Peshkop fan S. Nolit,
26 Blagden Street, Boston Mass.

"Me anë të kësaj po i dërgojmë shtatëdhjetë e tri dollar s'bashku me ngushëllimet tona të sinqerta me rastin ne vdekjes së Faik Konicës dhe pjesën e shpenzimeve të varrimit që i e dhanë si kontribut shqiptarët e Weirton-it"

"Po ashtu, vatra Branch of Weirton (Vatra dega e Weirton-it) me këtë rast u riorganizua për të dëshmuar sinqeritetin dhe bashkëpunimin me peshkop Nolin
"Përshëndetje të gjithë anëtarëve të bashkësisë. Përshëndetje të posaçme peshkop Nolit për përpjekjet e tij patriotike dhe përfaqësimet që i bëri në ministrinë e punëve të jashtme përkitazi me njohjen e qeverisë shqiptare në mërgim".
Vatrës, Diellit
Boston, Mass.
Nënshkruar C.CDe Kallarati dhe Sulo Kapshtiza

Në fjalën e lamtumirës ditën e varrimit

Ai ishte njeri me dituri të lartë. U shkollua në shkollat frënge dhe diplomoi në College de Lisieux, Universiteti i Francës. Më vonë magjistroi në Universitetin e Harvardit në gjuhët romane. Ai nuk ishte i kënaqur me titujt, prandaj gjatë tërë jetës së tij mblodhi dhye lexoi libra dhe kurrë nuk harroi atë çka lexoi. Në të vërtetë ai ishte një enciklopedi e gjallë.Në moshën 26 vjeçare ai filloi të boton revistën Albania (Shqipëria) në Bruksel, në Francë dhe Shqipëri dhe ai atë e vazhdoi së botuari gjer më 1910 kur erdhi në Amerikë. Revista e tij është thesar i historisë, letërsisë, filologjisë dhe folklorit shqiptar. Ajo është e shkruar në një stil të bukur dhe është vepra më jetëgjatë që ai na la.

Universiteti i Harvardit ka në posedim tërë koleksionin në Widener Library, ku ajo mund të rishkrohet (shqyrtohet). Në Amerikë ai punoi si redaktor i gazetës shqiptare "Dielli" dhe si kryetar i Federatës Shqiptare "Vatra". Lidhur me punën e tij gazetareske, ju të gjithë e dini se ai nuk ishte tamam engjëll, meqë ai ndonjëherë pendën e tij e zhyste në acid viriolik vërtet në mënyrë allafrënga, përpos së gjithash askush nuk është i përsosur, dhe ne do të lejojmë që të shkuemet të jenë të harrueme. Më 1926 ai u emërua Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë nga mbreti Zog dhe ai mbeti në atë detyrë deri më 1939, vit fatal kur Shqipëria u pushtua nga Italia.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama