Iva Zurbo suksesi shqiptar i Pianos ne Gjermani

12189543_855521827900305_5778092629632148720_nTIRANË, 12 Nëntor /ATSH- Megi Zonja/.- Suksesi i pianistes 13 vjeçare Iva Zurbo në Düren, Gjermani, ka qene befasues për publikun, që kishte mbushur sallen e kishës St.Anna të qytetit Düren të Gjermanisë.

Interpretimi i pianistes Iva Zurbo, nxënese e Shkollës së Mesme Artistike "Jordan Misja" në Koncertin për piano në orkester Kv 466 të W.A.Mozart në Re minor, me orkestrën e qytetit nën drejtimin e dirigjentit Hans Josef Loevenich ka qene i mrekullueshme , njofton per ATSH , pianistja dhe pedagogia Takuina Truja Adami .

Presioni i duartrokitjeve frenetike të publikut që kishte mbushur sallën tej kapacitetit , me karrige të vendosur deri në derën e jashtme e ka detyruar Iven të luajë përsëri në Biss. Ajo luajti Etydin nga Chopin op. 10 nr. 8, që shquhet për virtuozitetin e dorës së djathtë dhe elegancën e linjës melodike të dorës majtë, që nën interpretimin e Ives elektrizoi përsëri sallën që nuk rresht së duartrokituri me brohoritjet " Bravo!" .

Ky koncert në kuadrin e festivalit "Artistë të Rinj në St.Anna" përbente një nga aktivitetet me të rëndësishme të qytetit Düren, ku asistonte edhe Kryetari i Bashkisë Paul Larenc. Në vazhdim të koncertit do të ishin Kori,Orkestra dhe 4 solistë; Daniela Bosenias (Soprano), Anna Ficher(Alto), Julius Nötzi(Tenor), dhe Wolfgang Tombeux(Bass) që do të mbyllnin me sukses të jashtëzakonshëm koncertin, me një nga kryeveprat e Mozartit, Requiem Kv 626 tashmë të njohur dhe për publikun tonë nëpërmjet filmit "Amedeus", shfaqur jo rrallë në kanalet e Dixhital.

Gazeta Aachener Zeitung shkruan se Loja e pianistes nuk njeh limite teknike dhe interpretimi i saj deshmon per nje personalitet te fuqishem.

Takuina Truja Adami thotë se ky sukses i pianistes vetem 13 vjeçre Iva Zurbo ,nxënese e Shkollës së Mesme Artistike "Jordan Misja" flet edhe një herë për vlerat e kësaj shkolle që aktualisht ndodhet në vigjilje të 70 vjetorit të krijimit. Ndonese është një nga shkollat me të reja në Europe ajo ka luajtur e vazhdon të luaje një rol të rëndësishëm në zhvillimin e artit muzikor e figurativ.

Fillimisht duke ushqyer të gjitha Institucionet e para artistike e arsimore e me pas me pervojën e fituar në vite, ajo vazhdon të kultivojë talentet e së ardhmes, duke qënë njeheresh dhe epiqendra pedagogjike e shkollave tona muzikore. Në mënyrë të vecantë, këto 25 vitet e fundit të hapjes me boten, takuina2këngetarët, violinistët, pianistët etj. krahas kuadrove të artit figurativ, kuadrot që dalin nga kjo shkollë si dhe ata nga shkollat si motra, të qyteteve Shkodër, Korce, Elbasan, Durrës e Vlorë vazhdojnë të kontribuojnë me talente të reja brenda e jashtë vendit që na perfaqësojnë si ambasadorë të kulturës sonë.

Një rol të rëndësishëm në formimin e këtyre talenteve kanë luajtur dhe koncertet e shfaqjet artistike në TKOB,të RTSH-s dhe ato të Universitetit të Arteve ,ku ndjehet gjithmonë e me shumë bashkëpunimi me artistët profesioniste të skenave europiane.

Por pianistët e rinj keto 20 vitet e fundit janë motivuar nga ballafaqimet kombetare, mbarëkombetare si dhe ndërkombëtare që kanë realizuar shoqatat EPTA - Albania si sektori shqiptar i European Piano Teacher Assotiation me qender në Londër dhe Shoqata Shopen, si sektori ynë i shoqates "Chopin" me qender në Poloni. Aktualisht, pianistja jone Iva Zurbo është në klasën e 8-të dhe bën pjesë në klasën e mësueses me pervoje mbi 30 vjecare Valbona Shehu Kasaj. Sukseset pedagogjike të mësuese Valbonës kanë qënë të dukshme. Në mënyrë të vecantë ato janë ndjerë në arritjet e pianistes Inesa Gegprifti, sot pedagoge në Forst University në Miami USA, të pianistes Viola Paco, sot studente në Konservatorin Superior në Paris, Kostandin Tashko, maturant fitues I shumë cmimeve mbarëkombetare dhe ndërkombetare , një nga protagonistet edicionit 2 dhe 3 në Festivalin Ndërkombetar Pianodrom në Universitetin e Arteve etj. Por askujt nuk ia priste mendja që Iva Zurbo,e imët dhe fjalpakët, do të mund të rriste personalitetin e saj artistik nga koncerti në koncert, gjithmonë nën kujdesin e mësueses dhe prinderve të saj.

Iva ka studiaur fillimisht në ambjentet e shkolles "J.Misja" e më pas gradualisht në koncertet e shkollës në sallën "T.Tashko" të Ministrisë së Kulturës, në Hollin e TKOB, si dhe në Masterclaset, takimet, festivalet e konkurset mbarëkombetare dhe ndërkombetare. Sot 'trofete' e saj nga këto aktivitete janë të shumta. Ajo ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e festivalit "Pianisti i Ri" dhe "Duetet pianistike" oraganizuar nga EPTA - Albania në shashkëpunim me Shkollën e mesme artisike "Lordan Misja" e vlerësuar me 6 cmime të para Absolute si dhe cmime të tjera në aktivitetet e shoqatës Shopen por dhe në konkurse nderkombetare.

Duke filluar me 2010 ne konkursin ndëerkombetare "Perla e Ohrit", Maqedoni e më pas 2011 "Kaunas Sonorum" në Lituani e vlerësuar në të dyja me cmimin e 3, Iva vazhdon në 2012 "Citta di Barletta" Itali me çmim të pare dhe më pas me 2013 në Milano në "Pianotalents" ku vlerësohet me çmim të 2.Por në konkursin "J.S.Bach" po në Milano 2013 ajo vlerësohet me Çmimin e pare Absolut për interpretimin e Tokatës dhe fugës në Mi minor të J.S.Bach. Dhe progresi i saj vazhdon për tu vlerësuar me Çmimin e Parë Chopin në festivalin e organizuar nga shoqata Shopen në 2014 për "Rondo me të realizuar" duke u berë në këtë mënyrë një nga talentet që tërhoqi edhe vëmendjen e muzikantëve tanë.

Keshtu, kompozitori Aleksander Peci i besoi Ives ekzekutimin e parë të 12 Folkdanceve që u ekspozuan në edicionin e 2 të Pianodrom, janar 2015 së bashku me Fantazine në F sharp minor op 28 të F.Mendelssohn. Por në Gjermani Ivën e coi Cmimi "Cappella Villa Duria" që meritoi në koncertin e Finalisteve të Festivalit të 20 Mbarëkombetar "Pianisti i Ri" maj 2015, . Krahas shumë cmimeve që u dhanë për 5 kategotitë e pjesemarrësve të ketij festivali,me mbi 100 pianistë të rinj nga mosha 6 - 18 vjec nga juria e përberë nga Flavio Zaccaria kryetar ( Itali), Tesa Trevissan ( Itali), Lejla Pula (Kosove), Heribert Koch ( Gjermani), ky cmim për të frekuentuar Mastërklasin Ndërkombetar 1-9 gusht në Düren të Gjermanisë u dha personalisht nga professor Heribert Koch si përfaqesues i këtij masterklasi. Fy fakt, për pianistët pjesëmarres të festivalit nuk ishte dicka e papritur, ai ishte i shpallur në rregulloren e festivalit.

Ata janë familjarizuar me mundësitë që ka krijuar nga viti në vit ky festival për ekspozimin e talentëve më të arritur si në masterklasë e koncerte në vend ,ashtu dhe ato ndërkombëtare si dy masterclaset e dhënë nga Teresa Trevisan , prof. në Koncervatorin e muzikës në Trieste për nxënësit Kostandin Tashko,2012 dhe Llambi Cano2013 në Belgjikë dhe koncerte jashtë vendit Angli, Koatci , Kosovë , Sebi, Gjermani,Norvegji, Slloveni, etj. Po në këtë kontekst kontributi i professor Heribert Koch professor në shkollën e muzikës Münster, njëkohësisht dhe President I EPTA - Gjermani, ka qënë i jashtëzakonshëm. I ftuar prej EPTA - Albanias 5 herë për të marrë pjesë në juritë e festivalit "Pianisti i Ri" që në 2008, ai ka treguar një vëmëndje të përkushtuar për talentet tona duke ofruar atyre mbështetje të gjithanëshme , I njohur mundësitë tona ekonomike.

Kjo vëmëndje për promovimin e talenteve tona, e nisur pianistët vlonjate Ana Rita Hitaj që sot studion në Gjermani e motrën e saj Lajda për të cilat ka organizuar shumë koncerte recitale, si dhe me orchestra të ndryshme në gjermani , vazhdon sot dhe pianisten nga Prishtina, Fatjona Maliqi , Iven ,si dhe talente të kombesive të tjera. Për këtë aktivitet profesional të sukseseshëm me talentet e reja , Prof. Koch vleresohet prej vitesh në mjedisin pedagogjik europian.

Por për Iven e vogel,( me këtë mbiemer jemi mësuar ta thërrasim) përvec kujdesit të tij ishte dhe ngrohtesia e familjes mikëpritese Jochen Hoffmann (ku ajo qëndron në Düren) që influencoi në suksesin e saj në 3 koncertet në përfundim të masterklasit: në Bonn dhe Aachen ku ekzekutoi Rondo op 1 nga Chopin, dhe Düren me Cappriccion brillante op 22 të F.Mendelssohn. Ishte ky rezultat që bindi professor H.Koch ti besoje Ives dhe Koncertin për piano e orkestër në Re minor të Mozartit që përbën ëndrën e cdo pianisti profesionist për vlerat e tij artistike e emocionale që percjell. Por ëndra e Ives nuk perfundon ketu. Ajo sapo ka filluar, sepse e pret koncerti i rradhes në Bonn , të Gjermanisë në muajin prill 2016, që njëheresh përbën dhe një rivlerësim të pedagogjisë tonë pianistike dhe vet shkollës tonë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama