Itali Falendero Buffon
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
MUTU- Edhe pse Italia pati një numër të jashtëzakonshëm për gol në pjesën e parë me Del Pieron, - Rumania goditi shtyllën- ishte sulmuesi i Fiorentinës, rumuni Adrian Mutu, i cili shënoi edhe golin e Rumanisë, duke shfrytëzuar një gabim të Zambrotës në minutën e 55-të, nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë. PANUÇI- 60 sekonda sekonda më pas Kristiano Panuçi u ndodh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, duke vendosur ekuilibrat në fushë: 1-1. Andrea Pirlo e Del Piero e furnizuan shpesh Luka Tonin, sulmuesi i Bajernit të Munihut, përveç golit të anuluar nuk mundi t’i rikthejë buzëqeshjen teknikut Donadoni dhe tifozerisë italiane në “Letziground” të Zurihut. BUFON - Pas një dyluftimi në ecje e sipër midis dy lojtarëve kundërshtarë, gjyqtari Ovrebo- ndërkombëtar që nga viti 1994 – akordoi penallti për rumunët. Mutu shkoi te pika e bardhë, por ish-sulmuesi i Juventusit nuk arriti të mposhtë ish-shokun e tij te bardhezinjtë, portierin Xhanluixhi Bufon, 4-herë portieri më i mirë në botë.
Notat:
Grosso 8 - Pjesen e pare ja lejon vetes qe ta luaj si nje zoteri, duke vene ne rrezikshmeri te dukshem mbojtjen Rumene me krosa te nje pas njeshem dhe nje me i sakte se tjetri. Ne pjesen e 2 duket dhe nga mbrojtja e tij dhe arrin te beje ca shteptime qe as Kanavaro ...
Del Piero 5,5: Niset mire me ndonje aksion te bukur edhe se ca raste te humbura per pak, Por me kalimin e minutave bie deri ne piken e te menduarit a eshte ne fush apo jo. Donadoni zevendeson me Quagliarella.
Toni 6,5: Lufton me gjith shpirt gjat gjith ndeshjes por humbet shkeliqimin ne rastin per te shenuar gol. Shenon ne fund te pjeses por goli ti anullohet, ishte gol i rregullt.
Panucci 6: Pjesen e pare jo shume i pare ne loje, ne pjesen e dyte eshte ne rritje. Nje dite me 2 ngjyra, ben golin e 1-1 dhe pastaj gabon ne nderhyrje ne dem te Niculae. Buffon rregullon gabimin e Panuccit.
Zambrotta 4: Shume pak ne lojen skuadres per ta shtyre me shume ne krah dhe shume keq ne mbrojtje, gabimi i tij ne golin e Mutus eshte i pafalshem dhe i kushtoj shume Italis.