Irritohet Rumenige i tregon deren Geces

Irritohet Rumenige, i tregon derën Gëces

Mario Gëce befasoi të gjithë me ven dimin e tij mbi të ardhmen. Teksa prisnin që mesfushori gjerman të largohej nga Bajerni, pasi nuk i përmbushi pritshmëritë, ai deklaroi se do të qëndrojë në Mynih.

04_26121048_982d2c_2890150aPor, nga ky qëndrim është distancuar bosi i Bajernit, Karl-Hainc Rumenige, i cili në mënyrë të pazakontë dhe indirekte i hap derën e largimit 23-vjeçarit. Klubi nuk e priste që Gëce të qëndronte, pasi prej kohësh është vendosur që Mario të largohej në fund të sezonit duke nxjerrë edhe shpenzimet që bënë për të.

Kujtojmë që Gëce u ble për 37 milionë euro dhe përfiton 12 milionë euro në sezon.

Rumenige irritohet

Gjatë një interviste për "Kicker", kreu i ekzekutivit mirëkupton qëndrimin zyrtar të Gëces, por ai zbulon se mesfushori nuk ka garanci për aktivizim. "Gëce mori vendimin në mënyrë serioze dhe të qartë.

02_26121048_eab61e_2890148aAi e di shumë mirë se çfarë mendon klubi dhe trajneri i ardhshëm", tha Rumenige për mesfushorin, i cili ka një kontratë deri në vitin 2017. Më pas, vetë Rumenige pohon se nuk jep dot një vlerësim të qëndrimit të lojtarit. "Është e vështirë të japësh një vlerësim. Unë bisedova si me të dhe Ançelotin.

Mario i di planet e klubit për të ardhmen e tij. Ndoshta tani ai dëshiron të jetë i qetë para Europianit. Ai duhet t'i bëjë pyetje vetes: A dua të jem pjesë e formacionit në mënyrë të vazhdueshme? Në fund vendos vetë ai", përfundoi Rumenige, duke lënë të nënkuptohet se Gëce nuk do të ketë garanci për pozicionin e titullarit.

Në këtë mënyrë, ai s'duhet të kënaqet sërish me stolin, siç i ndodhi me Pep Guardiolën.

Liverpuli, 26 mln euro

Mario Gëce nuk ka reaguar pas diskriminimit që i bëri Rumenige.

03_26121048_7695dd_2890149aMe shumë mundësi në fund të Europianit, ai do të bindet të shkojë te Liverpuli. "Kicker" pati zbuluar se Jurgen Klop është gati të paguajë 26 milionë euro për kartonin e mesfushorit.

Mbingarkesa e mesfushës dhe stili i Ançelotit do të bëjë që Gëce të qëndrojë në stol. Riberi, Tiago, Vidal, Kosta, Myler, Roben, Koman dhe Sançes janë mjaftueshëm dhe të duhurit për Ançelotin. Gëce do të ishte i tepërt.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama