Interneti mund te pesoje kolaps brenda 8 vjetesh

'Interneti mund te pesoje kolaps brenda 8 vjetesh'

Interneti mund të pësojë kolaps në një hark kohor prej tetë vjetësh për shkak se kapaciteti i tij po përfundon, paralajmërojnë ekspertët. Kërkesa për internet më të shpejtë dhe që transmeton sa më shumë të dhëna po çon në një krizë të internetit. Sipas ekspertit Andreë Ellis nëse nuk gjendet një zgjidhje afatgjatë, deri në 2023 interneti do të pësojë kolaps.

“Kemi ecur mirë deri tani por me këtë ritëm internetit po i vjen fundi. Shpejtësia e internetit ka avancuar aq shumë sa në dekadën e fundit është 50-fishuar. Por fibrat optike nuk mund të suportojnë shpejtësinë gjithmonë e në rritje pasi ato nuk po njohin të njëjtin zhvillim”, tha Ellis. Por megjithë parashikimet e zymta ekspertët thanë se do të gjendet një zgjidhje brenda kësaj kohë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama