Imami shqiptar shpallet Zvicerani i vitit

Imami shqiptar shpallet 'Zvicerani i vitit'

Imami shqiptar Mustafa Mehmeti, u nderua sot nga gazeta “SonntagsZeitung” me titullin “Zvicerani i vitit” . Mehmeti është edhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës dhe Imam në xhaminë shqiptare të Bernës.

I njohur për pikëpamjet e tij shumë të moderuara mbi islamin dhe për qëndrimin pa kompromis ndaj rrymave ekstreme të islamizmit, Imami është nderuar  “për guximin e tij dhe angazhimin në debatet më të mprehta të kohës”. Ky nderim është një mesazh për bashkëjetesën fetare mes religjioneve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama