Ilir Meta qeveri teknike dhe zgjedhje te parakohshme

Ilir Meta: qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Ilir Meta ka propozuar sot miratimin me konsensus të reformës dhe krijimin menjëherë të një qeverie tenike që do përgatisë zgjedhje të parakohshme.

Këtë zgjidhje ai e ka justifikuar me klimën e mosbesimit që ekziston jo vetëm mes palëve politike por edhe nga publiku për politikën në përgjithësi:

Kryetari i Kuvendit dhe i LSI-së e ka shkuar më tej duke lënë të kuptohet se LSI mund ta detyrojë një zgjidhje të tillë duke lëvizur në mënyrë të njëanshme:

Ilir Meta ka dëshmuar edhe një arsye të rëndësishme për këtë shkëputje të dukshme nga partneri i tij Edi Rama. Ai ka denoncuar, indirekt, një fushatë--me gjasa të nxitur nga PS--për krijimin e opinionit se se të huajt kanë vendosur se objektivi i parë i reformës në drejtësi është Ilir Meta.

Së fundmi, Zoti Meta ka çuar më tej një propozim të Ambasadorit Lu, duke kërkuar që takimi për arritjen e një konsensusi të zgjerohet edhe me Ambasadorët Lu dhe Vllahurin dhe vetë atë, krahas zoteërinjve Rama e Basha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama