Identitet europian me i spikatur - program radioje ne 13 gjuhe te ndryshme mbi temat europiane

Identitet europian më i spikatur - program radioje në 13 gjuhë të ndryshme mbi temat europiane

Nga 1 prilli rrjeti rrjeti europian i radiove do të fillojë transmetimin. Programet do të zgjasin çdo ditë nga 30 deri në 60 minuta deklaroi dje (26.2) në Bruksel komisarja e BE-së për komunikacionin Margot Vallström.

16 radio nga 13 vende të BE-së do të marrin  pjesë në të fillimisht, programet do të prodhohet në 10 gjuhë por me kalimin e kohës synohet që programet të jenë në 22 gjuhë të Unionit. Margot Wallström, komisarja e BE-së për komunikacionin:  "Këto stacione radioje kanë vendosur të vënë në provë një lloj të ri bashkëpunimi. Ato do të prodhojnë së bashku programe ditore të cilat do të transmetohen njëkohësisht në gjuhë të ndryshme. Programet do të përmbajnë lajme, analiza dhe diskutime të cilat do të mbulohen nga perspektiva europiane."

Çdo radio në BE mund të marrë parimisht pjesë në këtë konsorcium.

Deutsche Welle e cila do të koordinojë nga ana redaksionale përmbajtjet synon të zgjerojë programet e saj për Europën, bëri të ditur intendanti i saj, Erik Bettermann. Megjithëse fondet do të jepen nga BE-ja, Unioni nuk do të ketë në asnjë mënyrë të drejtë të përcaktojë se çfarë do të transmetohet. Bettermann: "Për ne kjo përmban një ndjenjë të lartë sensibiliteti. Për këtë arsye përgjegjësia editoriale është çështje vendimtare. Deutsche Welle i është kushtuar në mënyrë të veçantë kësaj detyre brenda konsorciumit dhe kjo do të thotë : mbi përmbajtjen gazetareske nuk do të vendosin financuesit e projektit."

Në këtë shoqatë të re veç radiove publike nga gjermania, Franca dhe Hollanda marrin pjesë edhe radio të vogla private nga Greqia apo Polonia.

Bernd Riegert (DW)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama