Identifikohen 13 viktimat Shqiperia sot ne zi kombetare

Identifikohen 13 viktimat, Shqiperia sot ne zi kombetare
Shqipëria mban frymën sot, për të nderuar shpirtin e 13 njerëzve që humbën jetën nga aksidenti i tmerrshëm i një dite më parë. 11 prej tyre ishin studente, vajza 21-22 vjeçare të cilat u ndanë nga jeta në lulen e moshës pa arritur të përjetojnë kënaqësitë më minimale që mund t’u falte jeta. Ngjarja tragjike ka prekur këdo, të madh e të vogël dhe të gjithë kemi përjetuar minutë pas minute çastet e tmerrit kur mësonim se si tragjedia merrte përmasat e saj të frikshme.

Ndërkohë, vetëm në orët e para të ditës së sotme është bërë identifikimi i plotë i viktimave të aksidentit të djeshëm. Policia e Shtetit ka bërë me dije emrat e viktimave të cilat janë:

1. Denisa Guzi nga Gramshi
2. Ermira Mana nga Elbasani
3. Aurora Molla nga Pogradeci
4. Lindita Kabashi nga Elbasani
5. Joana Debinja nga Lushnja
6. Elsa Daka nga Elbasani
7. Juliana Tola nga Elbasani
8. Armand Halilaga nga Kavaja
9. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
10. Fabiola Shehi nga
11. Eriola Xhoi nga Elbasani vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët
12. Eranda Baloshi nga Elbasani
13. Dorina Stafa nga Kruja

Identifikimi i viktimave është bërë nga familjarët, të cilët kanë tërhequr trupat për të kryer përcjelljen e fundit me fëmijët  dhe të afërmit e tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama