Humb te bijen dhe e poston lajmin me ngut ne Facebook

Humb te bijen dhe e poston lajmin me ngut ne Facebook

Një nënë u komunikoi miqve të saj në Facebook vdekjen e vajzës 2-vjeçare, në një postim që të copëtonte zemrën.  Policia është thirrur në banesën e gruas në Kelty të Skocisë pas një “raportimi të shqetësimit” për vajzën e saj në orën 6:30, të dielën në mbrëmje. Vajza ishte dërguar në spital, por më vonë kishte vdekur. 

 

E ëma e vogëlushes, Anne Marie White postoi mëngjesin e ditës së sotme një foto të vajzës dhe shkroi në Facebook: “Mendoj se kushdo e di se unë humba vajzën time të vogël e të shtrenjtë mbrëmë.” Dhjetëra miq i janë përgjigjur postimit, duke shprehur ngushëllimet për vogëlushen.

 

Policia po heton mbi vdekjen “e dyshimtë” të vogëlushes Madison Horn në Fife mbrëmjen e shkuar. Një zëdhënës i policisë tha se “hetimet janë në një fazë të hershme, por policia po e trajton vdekjen e saj si të dyshimtë”. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama