Hoxha Rekordi objektivi im ne Rio

Hoxha: Rekordi, objektivi im në Rio

Notari Sidni Hoxha hipotekoi në Rio de Zhaneiro pjesëmarrjen e tretë olimpikë në karrierë pas kualifikimit me normë.

Sidni Hoxha

Sidni Hoxha

Përtej peripecive që kaloi edhe në këtë aventurë për fatin e tij të keq, notari Hoxha arriti të bëjë një përfaqësim të rëndësishëm në nivel personal.

Në garën e 50 metrave stil i lirë, shqiptari vendosi rekord kombëtar me kohën e përgjithshme 22.80 sekonda.

Në baterinë e Parë të kontestuar prej tij, gjithsesi Hoxha ia doli duke e mbyllur me kohën më të mirë. Ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm Hoxha zuri vendin e 41-të.

Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", shkodrani 24-vjeçar u shpreh se në këtë pjesëmarrje e përmbushi me sukses objektivin që i kishte vënë vetes.

"Gara më shkoi mirë në përgjithësi. Edhe thyerja e rekordit ishte qëllimi im. Gjithashtu nuk e kam vendosur ende nëse do të tentoj të marrë pjesë në Tokio, tani për tani, kam në plan të bëj pushime", e mbylli prononcimin e tij sportisti Hoxha.

Kohën më të mirë në kualifikuese e shënoi ukrainasi Andriji Hovorov, 21.49 sekonda, ndërsa kampion olimpik u shpall amerikani Entoni Ervin, me kohën 21.40 sekonda.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama