Hollywood nderron jete aktorja Kathryn Grayson

Hollywood, nderron jete aktorja Kathryn Grayson
Amerika i jep lamtumiren kengetares dhe aktores se viteve ’50, Kathryn Grayson.

Ajo ka nderruar jete ne moshen 88 vjecare ne shtepine e saj ne Los Angeles. Lajmin e ka dhene sekretarja Sally Sherman. Mes viteve 1941-1956, Grayson ka luajtur ne rreth 20 filma, mes te cileve edhe ne suksesin “Dy marinare pa nje vajze”, me protagoniste Gene Kelly e Frank Sinatra.

Per shume vjet, Kelly ishte e preferuara e shtepise Metro Goldwyn-Mayer (MGM). Mes filmave te tjere te spikatur jane edhe “Show Boat” (1951) dhe “Mbreti vagabong” (1956). Emri i vertete i saj eshte Zelma Kathryn Elisabeth Hedrick.

Ajo lindi ne 9 shkurt 1922 ne Winston-Salem, ndersa aktivitetin e nisi ne Saint Louis. U martua dy here, te paren me aktorin Johnnie Johnson dhe me pas nisi nje hitori me Howard Hughes. 

Nga : Top-Channel.tv

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama