Historia ne syrin e kinemase

Historia në syrin e kinemasë

Një tjetër film që do të shfaqet këto ditë është dhe "Pikturat shqiptare në Mesjetë" me regji të Ilo Pando dhe skenar të Angjelina Xhara. Filmi pasqyron gjerësisht pikturën mesjetare shqiptare. Mozaikët, pikturat murale kishtare, ikonat, motive të ikonostaseve. Piktura të David Selenicës, portreti i Haxhi Jorgjit. Piktura të tjera të tij si "Farhedhësi". Piktura të Kostandin Shpatarakut, kompozimet me kalorës, portreti i Karl Topisë. Piktura të vëllezërve Zografi me pamje nga blegtoria, bujqësia e folklori. Piktura të mjeshtërve shqiptare në kisha të Ballkanit dhe Evropës. Nuk do t‘u mungojë këtyre ditëve dhe dokumentari i regjisorit Vladimir Prifti, "Rruga Egnatia". Me skenar të Moikom Zeqos, ky dokumentar tregon historinë e një prej rrugëve më të mëdha dhe të famshme të antikitetit. Ndërtuar nga romakët në vitin 148 p.K. Ajo niste në Durrës, përshkonte gjithë Shqipërinë, Maqedoninë e Greqinë dhe përfundonte në Stamboll në kryeqendrën e Bizantit. "Vallet e bjeshkëve" është një tjetër film i regjisores Donika Muçi që duket e tërhequr ndaj temave të tilla. Me skenar të Muharrem Skënderit në qendër të dokumentarit janë motive vallesh nga bjeshkët e veriut të vendit. Filmi është dëshmi e qartë e folklorit popullor, kostumografisë dhe natyrës së bukur të maleve tona.

Këto aktivitete, AQSH i organizon në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës "Arbnori". Në njoftimin e saj zyrtar dje AQSH njoftonte se gjatë muajit tetor, do të organizojë edhe festimin e 75-vjetorit të regjisorit të parë të filmit shqiptar, Hysen Hakani. Ndërsa në muajin nëntor, në kuadër të 95-vjetorit të Pavarësisë do të zhvillohet një aktivitet i gjerë me filma dokumentarë në lidhje me këtë datë të shënuar. Ndërsa këto javë ky institucion po përgatitet për zhvillimin e një jave filmike me filmat e nostalgjisë, prodhimet më të mira ndërkombëtare, kryevepra që janë shfaqur në vitet e diktaturës.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama